Samsung dhe Apple më shumë se tre muaj po zhvillojnë betejë të ashpër për të fituar vendin e parë në biznesin e telefonisë celulare dhe teknologjisë së telefonisë. Lansimi i modelit “Galaxy 4” nga koreano – jugorët e Samsung ka mundësuar epërsinë e madhe dhe perfeksionizmin më të lartë nga Apple.
Prodhuesi koreano – jugor Samsung është pozicionuar shumë më lart para prodhuesit amerikan Apple në tregun e telefonave “intelegjent” celular. Samsung në tremujorshin e dytë të këtij viti ka shitur mbi 50 milion celularë, ndërsa Apple mbi 30,5 milion celularë kryesisht iPhone. Samsung pas një beteje të fuqishme dhe inovative nxorri nga tregu gjigandin finlandez të telefonisë celulare Nokia, e cila për 14 vite ka dominuar tregun. (INA)/kohaislame