Si pasojë e luftës, janë mbi 5 milionë sirianë që kanë ikur nga vendi i tyre. Informacioni u publikua nga Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara.
UNHCR publikoi shifrat një vit pasi komuniteti ndërkombëtar është zotuar se do të rivendosë 500,000 refugjatë, për t’iu lehtësuar barrën vendeve fqinje të Sirisë.
Në deklaratën e UNHCR-së thuhet se vetëm gjysma e tyre janë rivendosur.
Turqia vazhdon të ketë numrin më të madh të refugjatëve sirianë – afro 3 milionë.
Përveç 5 milionë burrave, grave dhe fëmijëve që kanë ikur nga lufta në Siri, UNHCR tha se edhe 6.3 milionë të tjerë janë zhvendosur brendapërbrenda shtetit.