-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

LUFTA HIBRIDE

Më të lexuarat

KOMBINIMI I MUNDËSIVE KONVENCIONALE, TË PARREGULLTA, TERRORISTE DHE KRIMINELE

Të luftuarit si fenomen shoqëror evaluon dhe ndryshon në vazhdimsi. Kjo vjen si pasojë e faktorëve të zakonshëm të cilët gjithnjë kanë pasur ndikim ndaj luftës: ndryshimet në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndryshimi i qendrës së fuqisë në nivel rajonal dhe global, proceset e reja politike, teknologji dhe armë. Por ajo që ju interesont ushtarëve është pyetja se çfarë duhet të bëjnë për të qenë sa më të përgaditur për luftën e ardhshme, sepse organizimi dhe doktrina aktuale e ushtrisë nuk mund gjithnjë të përgjigjet në mënyrën e njejtë dhe të duhur ndaj llojeve të ndryshme të rrezikut. Përveç ndryshimit sa i përket dukjes së ushtrisë dhe taktikës së përdorimit kjo ka të bëjë edhe me ndryshimin e pikëpamjes mentale të ushtrisë si dhe imponimin e një paradigme të re sociale e kulturore ndaj gjeneratës së ardhshme të ushtarëve rreth asaj se si ata e kuptojnë luftën në tërësi.

Ushtarët janë obliguar të meren me luftime, ata duhet të zhvillojnë dokrtinën ushtarake dhe ta ndryshojnë organizimin e tyre në mënyrë që të mund të arrijnë qëllimin e veprimit të tyre – të fitojnë luftën ndaj armikut. Në dekadën e fundit gjithnjë e më shumë përdoret shprehja “rreziqe hibride”, shprehje e cila dalngadalë e zëvendëson shprehjen “rreziqe asimetrike”. Gjatë dy dekadave të fundit shprehja “asimetrike” u dha në mënyrë që të spjegohen rreziqe të ndryshme dhe paparashikueshme të cilat na largojnë nga barazpesha sepse dallojnë në intenzitet dhe në armët e taktikat e zakonshme ( sidomos terrorizmi dhe kriminaliteti). Politikanët gjithkund në botë preferojnë të përdorin këtë shprehje për t’u dukur të befasuar, duke kërkuar arsye për papregaditjen e mbrojtjes në paparashikueshmërinë e rrezikut.

Por, në esencë koncepti i asimetrisë së luftës nuk është diçka e re dhe ekziston që nga ekzsitimi i luftës: konfliktik është ballafaqim mes dy forcave joprppocionale , të a.q kundërshtar të cilët kanë dallim në numër, pajisje, armë dhe në mënyrën e të luftuarit. Karakteristikë për konfliktin asimetrik është ajo se jo gjithmonë ngadhnjenë më i forti, sepse pala më e dobët mund ti përdorë pikat e dobëta kundër tij, në mënyrë metaforike e spjeguar me shembullin e luftës midis Davidit dhe Golijatit. Sot për shembull, terroristët si element joshtetëror kanë një përparsi fillestare sepse nuk ju nënshtrohen rregullave të lojës, përderisa shtetet e organizuara vazhdojnë të kufizohen, duke përfshirë këtu edhe metodat e luftës kundër terrorizmit.

Por, kur paraqitet armiku i cili në mënyrë të organizuar dhe me plan njëkohësisht lufton në mënyrë simetrike dhe asimetrike, ky kombinim imponon nevojën për një definicion të ri: “luftë hibride”. Shprehja “lufta hibride” filloi të formohet rreth shprehjes rrezik hybrid e cila në tetor të vitit 2008 gjenerali amerikan Xhorxh Kejsi në mënyrë joformale e definoi si “kombinim i ndryshueshëm dhe dinamik i mundësive konvensionale, të parregullta, terroriste dhe kriminale”. Kjo do të thotë se shprehja më së miri e përshkruan luftën me armik që ndryshon dhe aftësohet dhe që i përfshinë të gjitha format e dhunës së armatosur, ndërsa kjo paraqet një fenomen modern. Armiku është ai i cili ka aftësinë që në mënyrë simultane të zbatojë një përzierje të aktiviteteve dhe metodave konvensionale, të parregullta, terroriste dhe kriminale. Në qoftë se deri tani ekzistonte një kufizim i qartë mes aktorëve dhe elementeve shtetërorë dhe joshtetërorë si bartës të dhunës së armatosur, luftërat në Afganistan dhe në Siri treguan se kombinimi i tyre jo vetëm që është e mundur, por është edhe reale.

Ekzsitojnë shumë opinione se ky bashkëdyzim i strategjive kërkon një definicion të ri në fjalorin e luftës, sepse është ka mundësi që të nxjerë në pah një lloj të ri të luftimit. Rezitenca e atyre që nuk pajtohen me definicionin për luftën hibride del nga friga se kjo do të nënkuptonte një imponim i një paradigme të re në shkencën ushtarake, gjë që do të thotë një revidim i tërësishëm i doktrinës ushtarake. Kjo do të bënte riorganizimin e sistemeve të sigurisë, dizajnim i strukturës së re të ushtrive, gjë që në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikojë mbi ekonominë, raportet ushtarako-civile dhe në përgjithësi mbi rëndësinë e ushtrisë në shtet. Nëse shkojmë edhe më larg, pranimi i karakterit hibrid në luftërat e ardhshme do të thotë një reformë e re në punët ushtarake e me këtë edhe një fazë e re historike në evaluimin e të luftuarit. Siç e cekëm më lartë, reformat në punët ushtarake janë ndryshime të mëdha dhe intenzive që në mënyrë strukturore mund ta ndryshojnë edhe vetë shoqërinë.

Vijon debati i inicuar nga më shumë autorë në armatën amerikane rreth asaj se a është e nevojshme, bashkimi i të luftuarit të rregullt dhe të parregullt nën një shprehje – luftë hibride. Ata që janë kundër mendojnë se me këtë në mënyrë të panevojshme ka ngarkesë ndaj doktrinës, sepse paraprakisht ekzistojnë forca speciale për rreziqe të caktuara. Ata të cilët janë pro, besojnë se duhet të vihet kjo shprehje për shkak ndryshimeve në doktrinë si dhe për shkak të pikpamjes ndaj të luftuarit modern, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund shohim mbi kompleksivitetin e betejave moderne në tërësi. Por disa mendojnë edhe se lufta hibride në fakt është hyrje në paradigmë të re të a.q mënyrë e re e të luftuarit. Dhe përderisa ekziston një mënyrë e re e të luftuarit, kjo do të thotë se edhe ushtritë si institucione duhet të ndryshojnë.

Ashtu siç na mëson teoria e paradigmave, gjithmonë pa përjashtim, kur paraqitet ndonjë ide e re në shkencë, hasim në rezistencë të ndryshimeve. Njerëzit natyrishit se nuk donë të dalin nga zona e tyre e përshtatshme dhe komfore. Por, dëshprimi i ushtrisë izraelite me “Hezbollahun” në vitin 2006 dhe i NATO-s në Afganistan, ndoshta është vetëm fillimi i kësaj paradigme të re. Është e qartë se diçka nuk është në rregull me mënyrën me të cilën perëndimi mban qëndrim ndaj luftës, meqë NATO nuk mund t’ja del me talebanët edhe pse shpenzon me miliarda dollarë. E njejta vlen edhe për rënien e mitit të ushtrisë së përkryer dhe të pamposhtur izraelite. A ofron zgjidhje definimi i hibriditetit dhe pranimi i kësaj shprehje kjo është shumë rëndë të thuhet. Por është fakt se NATO përgjigjet në mënyrë joefikase ndaj rreziqeve hibride dhe ndoshta do të duhej që ky problem të analizohej dhe të shqyrtohej edhe nga këndvështrime tjera.

Terminologjia nuk e krijon fenomenin, por e përshkruan atë. Edhe pse shprehjet për rezikun dhe luftën hibride u paraqitën në vitet e fundit, ajo që më së miri i paraqet dhe i përshkruan këto shprehje shihet në luftërat në Irak dhe Afganistan. Pikërisht për shkak të kompleksivitetit të “luftës së gjatë” dhe krijimit të hibrid-kombinimit të disa llojeve të reziqeve asimetrike, ushtria amerikane me qëllim të përgaditjeve më të mira u rikstrukturua me një princip modular. Me tërheqjen e divizioneve klasiike dhe formimin e brigadave modulare në fakt amerikanët filluan ti rezistojnë rreziqeve hibride. Koncepti ishte i dedikuar për brigadat, si lego-kutiat kur shtohen dhe reduktohen në një divizion varësisht nga faza e kampanjës. Komandanti në betejë vendosë se çfarë njësi i nevojiten dhe i njejti i ndërron sipas nevojës. Në fazën e parë të luftës, për shembull, divizionet kishin më shumë brigada të rënda (blinduese) kështu që në fazën vijuese të operacionit (faza e stabilizimit dhe mbështetjes) të zëvendësohen me strajkerë dhe brigade këmësorie, inxhinjeri për ndërtimin e infrastrukturës, njësi për ndihmën e popullatës, etj.

Deri tani, lufta hibride nuk përdoret si shprehje oficiale në asnjë doktrinë ushtarake, por ka potencial të jetë e pranuar si fazë e re e evolucionit të luftimit. Planifikimi për luftë hibride do të thotë planifikim real i një lufte moderne me gjithë kompleksivitetin e saj. Ushtritë zakonisht nuk përgaditën për më shumë lloje të luftërave njëkohësisht, para se gjithash për shkak të restriksioneve të buxhetit dhe vlerësimit momental të rrezikut gjatë rrethimit. Mendimi rreth hibriditetit të luftës është i nevojshëm sepse në kushtet e sotme ekonomike është shumë vështirë që të binden kreatorët e politikës që të miratojnë buxhet të caktuar për ushtrinë. Për këtë shkak është i nevojshëm një definim i saktë për atë se cilat janë rreziqet e ardhshme me qëllim që të mund të planifikohet mbrojtja për t’u përgjigjur ndaj rreziqeve. Kjo duhet të arsyetohet ndaj civilëve të cilët vendosin se çka i nevojitet ushtrisë që të jetë më efikase gjatë luftës vijuese. Jo vetëm që mjetet financiare nuk duhet të shpenzohen kot, por edhe koha është një faktor i pakthyeshëm dhe nuk duhet të humbet në krijimin dhe formimin e forcave joadekuate.

Një është e sigurtë, problemet komplekse duhet të zgjidhen me krijimin e organizatave komplekse. Kjo do të thotë se për luftë komplekse është e nevojshme ushtri komplekse apo për të a.q rreziqe hibride duhet të dizajnohet ushtri hibride. Ushtria hibride do të ishte ushtri e cila për kohë të shkurtër do të mund t’u përgjigjej në disa apo në shumë lloje të ndryshme të rreziqeve, nga asgjësimi i grupeve të vogla kriminale e terroriste apo lëvizje guerile, e deri te lufta e hapur konvensionale me përdorim të armëve të shkatërrimit masiv. Ushtria hibride do të ishte një ushtri shumë e shtrenjtë dhe sa i përket organizimit do të kishte dy zgjidhje: ose të jetë e madhe në numër, me shumë njësi të specializuara të cilat sipas principit të ushtrisë amerikane do të mund të përdoreshin sipas nevojës varësisht detyrës; ose të jetë më e vogël në numër, por e pajisur dhe e thkathët për çdo lloj rreziku për dallim nga ajo e sotmja. Mund të thuhet se ushtari hibrid duhet të jetë një ushtar univerzal, i përgaditur dhe i shkathët që të kryej diametralisht detyra të ndryshme; nga zbatimi i ligjit, deri te lufta kundër terroristëve dhe guerilëve e deri te veprimet ofanzive klasike.

Një zgjidhje tjetër për tejkalimin e krizës të cilën do ta imponoje paradigma e re ( e ajo është ushtria e shtrenjtë hibride) është me siguri ristrukturimi i sistemit kolektiv të sigurisë. NATO do të kishte mundësi të vepronte ashtu siç veprojnë divizionet modulare amerikane, me zbatim dhe pranim të divizioneve nga vende të ndryshme të NATO-s për nevoja të specializuara dhe të veçanta. Por, a do të lejojnë shtetet dobësimin e kapaciteteve vetanake në llogari të përforcimit të sistemit të përgjithshëm, kjo është një sfidë në vete. Pa marë parasyesh retorikës së bashkëpunimit dhe teza se dy vende të NATO-s deri tani nuk kanë luftuar njëra-tjetrën, në të ardhmen e afërt shtetet nuk do të mund edhe aq lehtë të heqin dorë nga formacionet e diktuara nga interesat vetanake të sigurisë.

Në qoftë se për anulimin e rrezikut asimetrik duhet forcë proporcionale, atëherë cila është forca adekuate për anulimin e rrezikut hibrid? Eshtë shumë shtrenjtë dhe shumë rëndë që një ushtri të përgaditët për çdo lloj rreziku, sidomos nëse ato rreziqe nuk paraqiten njëkohësisht. Realiteti është se në të ardhmen shumë më tepër do të hasim në hibrid nga të gjitha rreziqet përnjëherë edhe se për ato do të jetë e nevojshme ushtarë hibrid i përgaditur që njëkohësisht të përgjigjet në disciplina nga më të ndryshme. Para nesh është një lloj apo pamje e re e ushtrive në botë, të afta, të përgaditura dhe të shkathëta që njëkohësisht të luftojnë kundër rreziqeve diametralisht të kundërta./morm.gov

 

Gjorgji Velovski

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit