-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Lubonja:Haradinaj je vrases

Më të lexuarat

Drejtuesit e AAK-së, por edhe partive të tjera, kane reaguar ndaj deklaratave të Fatos Lubonjës, i cili e quajti vrasës Ramush Haradinajn, ish-komandantin e Zonës Operative te Dukagjinit.

Ne rrjetet sociale kane reaguar Burim Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së, anëtarët e Kryesisë, Ernest Luma e Avni Arifi dhe shumë prej drejtuesve lokalë të kësaj partie

Në Twitter ka reaguar edhe Memli Krasniqi, anëtar i PDKsë dhe Ministër aktual i Kulturës.

“A ke turp o Fatos Lubonja për deklaratat e sëmura që bën kundër çlirimtareve te Kosovës? Skizofreninë tënde s’mund t’ia mveshësh kombit tënd!”, shkruan Krasniqi, transmeton Express.

Një reagim ka ardhur edhe nga Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku.

“Shokuese deklarata e Lubonjes! Pa fjale!”, ka shkruar ajo ne Twitter.

Ernest Luma, ndërkaq, shfaqet shume me i ashpër, ai e fyen publicistin shqiptar duke e quajtur “nëna e viçit”.

Avni Arifi thotë se Lubonja gjithmonë ka mbajtur qëndrime antishqiptare.

Kurse Burim Ramadani shtron habinë se si mund të akuzohet dikush si vrasës kur ai është shpallur dy herë i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare.

Vlen të ceket se ende nuk ka një reagim zyrtar të AAK-së ndaj deklarimeve publike të Lubonjës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit