1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

LSI zyrtarisht kundër rritjes së çmimit të gazit, Vasili depoziton amendamentin

Më të lexuarat

Tashmë Lëvizja Socialiste për Integrim e ka bërë zyrtare kundërshtimin për rritjen e çmimit të gazit për automjetet.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka depozituar në Kuvend amendamentin ku kërkon heqjen e nenit 4 të projektligjit të paraqitur për akcizat.

“Si propozues i këtij amendamenti gjykoj se kjo është një kosto që e rëndon buxhetin e familjarëve, pasi rritja është tepër e lartë, krahasuar kjo me çmimin aktual të gazit që përdoret për furnizimin e automjeteve të qytetarëve”, shkruan Vasili në argumentin e tij.

Por për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, përveçse rëndohet buxheti i familjarëve me rritjen e çmimit me 25%, do të ketë impakt edhe në mjedis. Sipas objektivave të paraqitura nga qeveria, 16% e kontributit total të reduktimit të ndotjes, do të kryhet nga zëvendësimi i karburantit të makinave me gazin natyror.

“Një akcizë prej 13 lekësh/litër do të dekurajonte përdorimin e gazit natyror dhe do të vështirësonte përmbushjen e këtyre objektivave”, argumenton z. Vasili.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit