0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

LPK: Beogradi dhe Shkupi komplote kundër shqiptarëve

Më të lexuarat

Këshilli Kombëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), partia që njihet si themeluese e UÇK-së analizoi situatën politike në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, duke theksuar se po thurren komplote kundër çështjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan.

“Terrorizmi shetëror sllavo serbo-maqedon, është duke thurur komplote kundër çështjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan. Ata duke sajuar konspiracione po përpiqen për ta komprimituar popullin shqiptar. Disa qindra kadet të shkolluar në Akademitë ushtarake të ish – RSFJ, me prejardhje nga shtetet e ish-Lëvizjes së mosinkuadrimit, të mbështetur nga Beogradi dhe Shkupi, po përgaditen për të përgjakur edhe njëherë Ballkanin”, thekson LPK.

Sipas këtij subjekti politik, vrasja makabre e pesë të rinjëve tek liqeni i Smirnovcit afër Shkupit, është vepër konspirative e Beogradit dhe Shkupit.

“Rreshtimi gjoja i Beogradit dhe Shkupit në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit, duke i akuzuar shqiptarët për islamist radikal përmes inskenimeve konspirative është e patolerushme. Shqiptarët janë me tri fe si dhe janë shembull më i mirë për tolerancë fetare. Çështja e pa zgjidhur shqiptare, nuk është çështje fetare, por çështje kombëtare”, thekson kjo lëvizje.

Këshilli Kombëtar i LPK-së shprehë shqetsim për heshtjen e autoriteteve qeveritare të Tiranës, Prishtinës dhe subjektit shqiptar në bashkqeverisje të Shkupit ndaj këtij komploti. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit