Çdo lutje për bekim dhe pasardhës të mirë. Pas disa minutash do të mbetem e vetmuar duke e thirrë të kaluarën e hershme. Loti, pavërejtur rrëshqiti prej syrit tim. Mu kujtua nëna si i lutej All-llahut [subhanehu ve teala] të më jep një burrë të mirë. Sikur në ëndërr u ktheva prapë duke kaluar nëpër mendimet e atij viti të gjatë.
Mëngjesi i asaj dite. Ku e kam nënën? Ku ka shkuar? Edhe pse i kam vetëm pesë vjet, zëri im jehoi në dhomë. E përsërita pyetjen: ku e kam nënën? Mu përgjigjen vetëm lotët e mi. Dikush shtoi me zë të ulët, me qajtje të ndërprerë: “ثshtë në Xhennet nëse don All-llahu”.
Atë ditë nuk dija se kush po qanë më tepër: vëllai im trevjeçarë, njerëzit përreth nesh apo unë? E mora vëllain tim për dore dhe u nisëm për ta kërkuar nënën. Këmbët tona të vogla për një moment u lodhën duke vrapuar andej-këndej. Hypëm në katin e parë të shtëpisë. I hapëm dyert e dhomave. Shikuam në kuzhinë. Ndonëse u munduam, por atë nuk e gjetëm. Atëherë u vërtetova se nëna nuk është në shtëpi. E kapa vëllain tim dhe filluam të qajmë. Ku ka humbur?
Më në fund e gëzuar mu kujtua. Ka mbetur një vend ku nuk e kemi kërkuar. Druri i vjetër. اdoherë kishte dëshirë të qëndrojë nën hijen e tij. Vrapuam nëpër shkallët e shtëpisë. I paaftë që të më përcjellë, vëllai u rrëzua. Mirëpo, në fund e pamë vetëm drurin. Kot shikonim në shportën e gjërë dhe vendin që e kaplonte hija e tij e këndshme. Nëna nuk është.
Papritmas dëgjova thirrjen e disa burrave. Së shpejti kaluan pranë nesh duke bartur diçka në krahërorët e tyre. Vëllai më pyeti se ç’janë duke bartur. Iu përgjigja, me paditurinë e fëmijës: “Kjo është diçka e rëndë sepse të gjithë janë pjesëmarrës në bartjen e saj”. Nuk e dija në atë moment se, në realitet, ajo është nëna ime. E sikur ta dija, do të kapesha për të dhe nuk do ta lejoja të shkojë.
Burrat u humbën. Zërat u qetësuan dhe mbisundoi qetësia. Vëllai dhe unë qëndruam ulur në tokë duke luajtur, nën hijen e drurit, sikur atëherë kur nëna ynë ishte aty, afër. Kjo ishte hera e parë që të kishim dalë në kopsht të zbathur, pa këpucë, e që askush të mos na e tërhiqte vërejtjen. Loznim në qetësi deri sa nuk erdhi një grua e familjes tonë dhe na futi brenda.
Agoi edhe dita e re. Prapë e përsëritëm kërkimin duke shikuar në çdo vend. E lodhur i thashë vëllaut tim i cili ishte duke qajtur: “ajo do të kthehet, do të kthehet!”. Gjyshja jonë vrapoi duke e dëgjuar të qajturit tonë. Më përqafoi dhe e ndjejta lotin e saj në flokët e mia.
Ende më kujtohet dita kur e vizituam nënën tonë në spital. Babai më solli deri te krevati i saj duke thënë: “Ka ardhur Aisheja”. Më pëqafoi dhe më puthi, sikur edhe vëllain tim. Lotët i rridhnin nëpër fytyrë deri sa i shtrëngonte duart e mia të vogla. Aq fortë i puthte saqë edhe sot e kësaj dite më kanë mbetur në kujtim. Fjalët e fundit që i dëgjova prej saj ishin: “Po u dorëzoj te All-llahu i cili nuk e tradhëton atë që i është besuar”. Mandej qau shumë duke e mbuluar fytyrën. Dolëm prej dhomës së saj duke qajtur.
Kaluan pesë vjet prej asaj kohe. Atë ditë u kthyem në shtëpi me vëllain tim pas një vizite që ia bëmë gjyshes. Në shtëpinë e babait tim ishte ulur një grua e panjohur. Ai tha: “Kjo është Esma. Përshëndetuni me të”. Nuk më ishte nënë, por me të vërtetë ishte grua e mirë për babain tim. Kujdesej për edukimin tonë të mirë. E përcillte mësimin tim me kujdes. Mua dhe vëllaut tim na jepte çdo gjë që dëshironim, bile edhe më tepër. Shpeshherë dinim ta hidhërojmë me veprimet tona, por ajo ishte grua e kuptueshme dhe durimtare. As një minut të jetës së saj nuk e kalonte në gjëra të kota. Gjuha e saj çdoherë ishte e lagur me përmendjen e All-llahut [subhanehu ve teala]. E kishte përmbledhur në vete besimin dhe sjelljen e mirë, ashtuqë ariti ta plotësojë zbrazëtirën e madhe në jetën tonë.
Kur e pyeta mandej: “Ku është ajo turturë dhe sjellje e keqe me të cilat veçohen gratë e burrave tjerë ndaj fëmijëve të tij”, ajo mu përgjigj: “Unë kam frikë prej All-llahut [subhanehu ve teala] dhe pres shpërblimin prej Tij për çdo punë të mirë. Ju më jeni besuar si emanet. Mos u habit! Edhe deri sa ti kreh flokët, pres shpërblim për këtë. Aishe, sa din t’i prej Kur’anit përmendësh? A nuk kam unë shpërblim për këtë? A nuk kam shpërblim për edukimin tënd të mirë? Gjithë këtë e bëj vetëm për të kërkuar shpërblim prej All-llahut [subhanehu ve teala]”.
Mandej shtoi: “Sikur çdo njeri që kërkon shpërblim dhe sevape për ibadetet që i bën, siç është namazi dhe agjërimi, po ashtu duhet kërkuar shpërblimin edhe në sjelljet e mira, sepse ne do të pyetemi për to”. E ndërpreva: “Por ne të shqetësojmë dhe të lodhim.”. Ajo tha: “Aishe, çdo punë pas saj e ka një vështirësi dhe një shpërblim. Xhenneti e ka çmimin e tij. Edhe vetë e din se agjërimi pas veti sjell lodhje trupore. Po ashtu edhe haxhi. Por All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Kush bën një punë të mirë edhe sa një grimcë, do ta sheh, e kush bën të keqe edhe sa një grimcë, do ta sheh”. Atë që e sheh nga arroganca e grave tjera, nuk mund të kalojë pa llogari”. Unë i thashë: “Në sjelljet e tua ndaj nesh pashë pranimin e lutjes që e bëri nëna ime. Me të vërtetë All-llahu nuk e lë pasdore atë që i besohet”.
Papritmas u dëgjua rrahja e derës. Hyri gruaja e babait tim. Na dha selam dhe bëri lutje. E putha në ballë. Loti i shkëlqeu në sy kur më tha: “Mos harro të presësh shpërblim për çdo punë që do ta bësh”. Mandej shtoi me buzëqeshje: E ke mësuar përmendësh hadithin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ves-selem]: ‘Nëse gruaja i falë pesë kohë të namazit, agjëron muajin e Ramazanit, e mbron oraganin gjenital të saj dhe e respekton burrin, do t’i thuhet: Hyn në Xhennet nga cila derë të duash’.”
E tani erdhi koha e praktikimit.
Thashë në vete: “Nuk gaboi babai im kur u martua me këtë grua të mirë. Nuk ka gabuar babai im kur u martua me grua e cila i frikohet All-llahut [subhanehu ve teala].
Prej librit “Zemenu-l-kadim”,/albislam