Mediat e shkruara arabe janë fokusuar tek fotoja e ministrit të jashtëm turk, Ahmed Dautoglu, i cili shpërtheu në lot kur u përball me panoramën e spitalit të Gazzës, të mbushur me kufoma dhe të plagosur rëndë nga bombardimet izraelite që prej një jave.
Gazeta saudite “Shark Ausat” është foksuar tek akti i puthjes së dorës së nënës së Ahmed Xhaberij, i cili mbeti i vrarë nga një atentat izraelit një javë më parë.
Dautoglu vizitoi spitalin “Dar Shifa” i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nebil Arabij dhe ministra të tjerë arabë. Me të ishte dhe djali i kryeministrit turk, Bilal Erdogan.
Kur pa të plagosurit dhe të vrarët palestinezë që kishin mbushur spitalin, Dautoglu dhe e shoqja e tij nuk e mbajtën veten dhe shpërthyen në lot – thotë gazeta palestineze “Risale”.
Gazeta e Katarit “Shark” është shprehur se lotët e Dautoglu, kanë shkaktuar zemëratë tek mediat izraelite. /a.online/kohaislame