Gjiganti i teknologjisë Apple, pjesë të rëndësishme të platformës së re televizive, Apple TV, do ta ketë edhe zhvillimin e lojërave.
Sipas raporteve të “New York Times” thuhet se produkti i ri i Apple do të ketë një çmim fillestar prej 150 dollarë, do të ketë një grafikë shumë të mirë, një telekomandë, e cila mund të dyfishohet si kontroller dhe një dyqan për blerjen e lojërave.
Por, sipas analistëve lojërat në Apple TV nuk do të mund të tejkalojnë lojërat tashmë të popullarizuara të Xbox One dhe PlayStation 4, transmeton Koha.net.
Apple TV do të lansohet më 9 shtator, së bashku me iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus.