Kosova, me 17 shkurt mbush 11 vjet.
Për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë së shtetit tonë, është bërë publike edhe logoja e cila do të përcjell këtë festë shtetërore.
“Kosova, nder dhe detyrë”, janë fjalët të cilat i mban kjo logo.
Ndërkaq duhet kujtuar se për dhjetë vetorin e pavarësisë, përzgjedhja e logos ishte bërë nga Këshilli Organizativ që është nën patronatin e presidentit të vendit, Hashim Thaçit, e që ishte kritikuar nga shoqëria civile si plagjiaturë.
Pas kritikave, ishte përzgjedhur një logo tjetër e re të cilën për të dëshmuar autenticitetin autorët kishin bërë publike tërë punën praktike sesi kishin ardhur deri te versioni final i saj.
Këtë vjet festa organizohet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës.
Për shënimin sa më të mirë të kësaj dite, të dielën e 17 shkurtit 2019, janë planifikuar shumë aktivitete nga institucionet e vendit.
17 shkurti do të nisë me mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila mësohet se është menduar të ketë karakter festiv.