2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Logitech prezanton tastierën që mund të lahet

Më të lexuarat

Të gjithë ju që keni fëmijë apo që parapëlqeni të hani shpesh pranë kompjuterit, e dini shumë mirë se tastiera dhe ushqimi janë armikë të njëri-tjetrit.

Prandaj, Logitech ka menduar një zgjidhje: të krijojë një tastierë që jo vetëm i reziston ushqimit, por edhe mund të pastrohet me lehtësi nga papastërtitë, thjesht duke e larë.

Tastiera Washable Keyboard K310 u prezantua të mërkurën. Ajo ngjan si një tastierë e zakonshme e Logitech por ndryshimi është i qartë: mund ta fusni në ujë pa problem, ta pastroni me një copë të lagur apo edhe ta lani në lavaman.

Mund ta zhysni deri në një thellësi prej 3.35m dhe ajo nuk do të pësojë asnjë dëmtim. E së fundmi, mos harroni se thahet shpejt.

Sipas Logitech, karakteret e tastierës janë të shtypura me lazer dhe të mbuluara me një shtresë UV, prandaj nuk fshihen nëse pastrohen me ujë.

Vrimat në pjesën e prapme të saj e lejojnë ujin të rrjedhë me lehtësi si dhe lejojnë ajrin të hyjë dhe, në këtë mënyrë, thahet çdo pjesë e saj. Për më tepër, tastiera është shumë e thjeshtë për t’u vënë në punë: mjafton ta lidhni me kompjuterin dhe jeni gati për të punuar.

Funksionon për Windows XP, Windows Vista dhe Windows 7. Pritet të hidhet në treg në SHBA duke filluar nga gushti për një çmim prej 39.99$. Në Evropë, mund ta gjeni prej tetorit. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit