Në njërën nga ditët e punës, atij i kishte ndodhur diçka që vërtetë e kishte befasuar.
Siç thotë ai, një ditë, në qytetin e Podujevës, gjatë kohës së pauzës kishte dal për të pirë një kafe me një shok, me veturë.
Pasi kishte përfunduar pauzën, në xhamin e përparmë të veturës kishte vërejtur një letër.
Fillimisht kishte menduar se thjeshtë e kishte vendosur një fëmijë, por jo.
“Kur e lexova, u mahnita, u mahnita ngase bëhej fjalë për një dëm që më ishte shkaktuar në pjesën e prapme të veturës sime nga një veturë tjetër. Në fillim, u ndjeva çuditshëm, jo pse kishte ndodh ai dëm, por se kishe ende njerëz me ndërgjegje të pastër. Kur e lexova letrën e kuptova kush ishte ai person, aty bëhej fjalë për një Hoxhë, të cilin nuk e kam njohur asnjëherë, për të cilin nuk kam dëgjuar asnjëherë”.
Sipas lexuesit, Hoxha ishte Mulla Idriz Mehmeti, i cili sipas tij tregoi bujarinë dhe ndërgjegjen e pastër.
“Hoxha i nderuar, për atë që ndodhi, kishte lënë letër me këtë mbishkrim: I dashtun vëlla, me pamundësi me të gjet se kush je, po të njoftoj se të kam bërë një dëm duke kaluar me veturën time. Për përgjegjje po e la këtë letër me numrin tim personal… Askush prej njerëzve nuk më pa por më pa Krijuesi i njerëzimit. Hoxha Idriz Mehmeti”.