Liverpooli është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Manchester Cityn pas triumfit edhe në ndeshjen kthyese.
Takimi i parë i zhvilluar në Anfield përfundoi me rezultat 3-0 në favor të Redsave, ndërsa edhe në ndeshjen kthyese skuadra e Jurgen Klopp fitoi me rezultat 2-1 dhe u kualifikua me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.
Nikoqirët shënuan një gol të hershëm me anë të Gabriel Jesus (2′), i cili u asistua në zonë nga Raheem Sterling.
Gjatë pjesës së parë, vendasit patën edhe shumë raste shënimi, ndërsa Bernardo Silva e goditi shtyllën.
Mirëpo, pas një aksioni të mysafirëve në pjesën e dytë, portieri Ederson e mbrojti goditjen e Sadio Manes, por Mohamed Salah reagoi shpejt për ta futur topin në rrjetë (56′) duke ua humbur shpresat për kualifikim, pasi City duhej t’i shënonte edhe katër gola të tjerë.
Dhe duke qenë se ishin humbur shpresat dhe kishte rënë motivi i vendasve, mysafirët e shënuan edhe golin e dytë përmes Roberto Firminos (77′).
Në këtë mënyrë, Jurgen Klopp u tregua strateg më i mirë se Pep Guardiola në të dyja takimet e Ligës së Kampionëve. Për më shumë, Liverpooli e ka mposhtur Manchester Cityn edhe në Ligën Premier.