Skuadra e Liverpoolit i ka garantuar të gjithë tifozët myslimanë që të ndihen rehat në “Anfield Road”.
Skuadra e madhe angleze ka thënë me anë të një kumtese se tifozët kanë të drejtë ta falen në stadium dhe se për këtë i ka siguruar vendet e posaçme në brendësi të stadiumit.
Kjo çështje u bë e madhe pas një postimi nga një tifoz anglez që kishte postuar një foto ku faleshin dy tifozë në stadium, ndërsa tifozi e kishte quajtur këtë veprim të shëmtuar.
“Klubi i Liverpoolit do të mbështesë tifozët e saj të çfarëdo feje dhe nacionaliteti. Ne duam të ju garantojmë se nuk do të ketë asnjë formë të diskriminimit dhe për këtë angazhohemi që të sigurojmë tifozët tanë se ofrojmë ambient mikpritës për të gjithë.
Tifozët myslimanë me respektin më të madh do të kenë të drejtë ta falen në ambientet e stadiumit dhe se për këtë ofrojmë siguri dhe ambient përkatës” thuhet në njoftim nga skuadra e Liverpoolit.kohaislame