Liverpooli ka fituar bindshëm ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
“Të Kuqtë” triumfuan 3 me 0 me tre gola të shënuar në pjesën e parë.
Mohamed Salah hapi serinë e golave në minutën e 12-të. Nëntë minuta më pas Alex Oxlade-Chamberlain shënoi për 2 me 0, ndërsa Sadio Mane trefishoi epërsinë e skuadrës së Jurgen Kloppit në minutën e 31-të.
Ndeshja e kthimit në Etihad luhet më 10 prill.