0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Liverpooli eliminon Romën, sfidon Realin në finale

Më të lexuarat

Liverpooli është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Romën me rezultat të përgjithshëm prej 7-6.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Anfield përfundoi me rezultat 5-2 në favor të Redsave, ndërsa pas ndeshjes kthyese në Stadio Olimpico (4-2), skuadra angleze siguroi pjesëmarrjen në finale të garës më të madhe evropiane pas një kohe të gjatë.

Sadio Mane shënoi golin e parë (Foto: Getty Images)

Mysafirët e zhbllokuan rezultatin që në minutën e nëntë të takimit. Pas një fillimi entuziast nga Giallorossët, Sadio Mane e ndëshkoi skuadrën vendase falë një asistimi nga Roberto Firmino.

Mirëpo, reagimi ishte i shpejtë dhe nikoqirët e barazuan rezultatin. Pas angazhimit të vendasve, James Milner realizoi një autogol (15′).

Gjatë pjesës së parë, vizitorët shënuan sërish. Pas një harkimi nga këndi, nikoqirët nuk e pastruan mirë topin dhe u ndëshkuan. Georginio Wijnaldum reagoi më së miri në zonë duke shënuar me kokë (26′).

Edin Dzeko ishte njëri nga golashënuesit (Foto: Getty Images)

Ndërsa pas disa aksioneve të tjera ofensive, Roma e shënoi edhe golin e epërsisë me anë të Radja Nainggolan (86′), i cili shënoi një gol shumë të bukur. Nainggolan e realizoi edhe golin e dytë personal nga pika e bardhë në minutat shtesë (90’+3).

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi, pasi Giallorossët duhej të shënonte së paku edhe një gol për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në këtë mënyrë, Liverpooli u kualifikua në finale, ku do të luajë kundër Real Madridit më 26 maj në Kiev të Ukrainës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit