Shërbimi më i përhapur i komunikimit elektronik Live Messenger duke filluar nga data 15 mars nuk do të përdoret më.
Programi i komunikimit të Microsoftit Live Messenger, dikur shumë i përhapur, tashmë po përjeton ditët e fundit. Në postat elektronike dërguar disa përdoruesve të Live Messenger, të nënshkruara nga Microsoft, bëhej e ditur se data e fundit për përdorimin tij është 15 mars 2013.
Duke filluar nga kjo datë, përdoruesit e Microsoftit do t’i drejtohen Skype-t. Për këtë përdoruesve do t’u paraqitet në kuti informuese ku do t’u kërkohet atyre që të fillojnë përdorimin e Skype-t./trt/kohaislame