Përmbledhje
Detyra e medieve të shkruara dhe roli i rëndësishëm që kanë sot në shoqëri, kanë nxitur vullnet e zotim që të shkëpusim një pjesë interesante, të domosdoshme dhe të nevojshme nga tema ime e mbrojtur si punim diplome në Degën e Gazetarisë, te prof. dr. Milazim Krasniqi, për të bërë këtë shkrim të shkurtër lidhur me përdorimin e ijalëve të huaja që në raportimet e medieve të shkruara është jashtëzakonisht i dendur, e që në këtë rast e quajmë listë fjalësh të huaja të zbërthyera në gjuhën shqipe.
Në pah do të nxjerrim disa nga fjalët e huaja që gazetat ditore shqipe të Republikës së Kosovës i përdorin gjatë raportimeve në çdo numër të tvre. Kjo listë fjalësh ndihmon jo vetëm në gjuhën e gazetave, por edhe në pasurimin e gjuhës shqipe. Me ç’rast mbithekson se gjuhën amtare të gjallë dhe të qëndrueshme e mbajnë vetëm fjalët e saj. E, jo, kurrsesi fjalët e huaja që veçse e zbehin edhe e prishin atë. Me këtë rast, pra, vëmë në dukje shembuj konkretë që pikërisht kanë të bëjnë me fjalët e huaja. Për pasurimin e gjuhës shqipe, me anë të kësaj liste apo të këtij shkrimi, dëshirojmë të rikujtojmë ato fjalë të huaja që përdorin vazhdimisht mediet e shkruara, të cilat jo vetëm këto fjalë, por edhe fjalë të tjera këshillohen t’i heqin nga fjalori i tyre, duke i zëvendësuar këto fjalë e shprehje të huaja me fjalët e bukura dhe të ëmbla shqipe. Kjo listë (edhe pse jo me shumë fjalë) do të shërbejë për secilin. Sidomos, në ato raste kur ndihemi në siklet. Në çastin kur nuk na bie ndërmend termi më i përshtatshëm në shqip, do të përcjellë porosinë e asaj fjale dhe kuptimin e saktë të saj që parapëlqejmë a duam ta themi apo ta shkruajmë. Disa prej fjalëve të huaja që Jani Thomai i ka botuar në librin e tij ’Leksikologjia e gjuhës shqipe’ dhe që ne në hulumtimin tonë i kemi përmendur po i paraqesim tani ato fjalë e fjalë të tjera që i kemi hasur vetë në disa prej gazetave tona ditore , sepse këto fjalë sot jo vetëm që përdoren shpesh në raportimet e medieve tona, po edhe në shumë fusha të ngushta, siç bie fjala:
Abonim – pajtim (në shtvp)
Abrogoj – shfuqizoj
Adio – lamtumirë
Adapt – i përshtatshëm
Afirmoj – pohoj
Aman – të lutem
Apel – thirrje
Aprovoj – miratoj
Avangardë – pararojë
Brutal – i vrazhdë
Decidoj – vendos
Deciziv vendimtar
Dedikoj – kushtoj
Definicion përkufizim
Definitiv përfundimtar
Determinoj – përcaktoj
Diferencë ndrvshim (dallim)
Eksperiencë përvojë
Ekzagjeroj – e teproj ( e zmadhoj)
Ekzakt i përpiktë
Eksigjent – kërkues
Eliminoj – zhduk (çrrënjos)
Eveniment – ngjarje
Evident – i qartë (i dukshëm)
Evitoj – shmang
Fals i- gënjeshtër (i rremë)
Frekuentoj – ndjek
Indinjatë – zemërim
Indipendencë – pavarësi
Influencë – ndikim
Influencoj – ndikoj
Iniciativë – nismë
Insistoj – ngul këmbë (këmbëngul
Injorancë – padituri
Karshi kundrejt
I komplikuar – i koklavitur
Konkluzion – përfundim
Konsideroj – e quaj
Konsiston – qëndron
Kualitet – cilësi
Kuantitet – sasi
Kurioz – kureshtar
Maksimal – më i lartë
Minimal – më i ulët
Perfekt – i përkryer
Prezent – i pranishëm
Prioritet – përparësi
Racional – i arsyeshëm
Reflektoj – pasqyroj
Refuzoj – kundërshtoj
Respektoj – nderoj
Sinqeritet – çiltërsi
Sinjal – shenjë
Superioritet – epërsi
Triumf – fitore
Unanimisht njëzëri
Progres përparim
Angazhim zotim
Paraelektorale – parazgjedhjesore (parazgjedhore)
Territor – truall, tokë
Solid – i fortë, i qëndrueshëm, i shëndoshë, i thellë, i ngurtë
Destinacion – përcaktim, caktim
Special – veçantë, posaçëm
Alarm – kushtrim (figurativisht: shqetësim i madh)
Certifikatë – vërtetim, dëshmi
Aktivitet veprimtari
Preferim parapëlqim, pëlqim
Hezitim ngurrim
Ad hoc – për këtë qëllim, aty për aty, posaçëm
Trotuar – këmbësore
Prezantim – paraqitje, njohje
Aplikim zbatim
Verifikim – vërtetësim
Kontakt – takim (lidhje)
Ekzistencë – qenie, jetesë, jam, jetoj
Divergjencë – mospajtim, mosmarrëveshje, mospërputhje
Implikim – ngatërrim, përzierje etj.
Mentor Hajrizi
30 shtator 2013/shkenca