Lista Srpska braktis seancën e Kuvendit të Kosovës.
Lista Srpska e ka lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës pas takimit që pati me partitë e koalicionit me pretekstin se nuk janë plotësuar kushtet e tyre.
Kreu i kësaj liste, Aleksandar Jabllanoviq, i pyetur nga gazetarët se cilat janë kushtet të cilat nuk janë plotësuar, ai tha “se të gjithë i dinë kushtet e tyre duke mos saktësuar për çka bëhet fjalë”.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës aktualisht janë duke debatuar ligjin për parandalimin e shtetasve kosovar në luftëra të huaja. /Telegrafi/