Sot është liruar përfundimisht 43-vjeçarja shqiptare, E. Zaçe, e cila ishte arrestuar në Francë, pasi dyshohet se kishte furnizuar me armë zjarri autorin e sulmit terrorist me 86 të vdekur në Nicë.
Ajo ishte liruar më 14 korrik 2016 nën mbikëqyrje gjyqësore, derisa mediat franceze raportojnë se Prokuroria e Parisit e ka apeluar vendimin, shkruan ‘Shekulli.
Shqiptarja me nënshtetësi franceze u arrestua më 17 korrik 2017 në Nicë, bashkë me partnerin e saj A. Henaj nga Fieri, 39 vjeçar, i cili ndodhet ende pas hekurave.
Dyshohej se dy shqiptarët në fjalë kanë furnizuar me armë (një pistoletë automatike dhe një kallashnikov) Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili kreu masakrën në fjalë.
86 persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e masakrës së kryer nga ISIS.