3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Linux, zhvillimi i softuerëve falas

Më të lexuarat

Më 11 dhjetor Linux nxori versionin e ri të operatorit të tij të sistemit (OS). “Shpërthimi“ i platformave të uebit dhe biznesit vjen falë Linux dhe shtysës për të zhvilluar burimet e hapura të softuerit.
Versioni i ri i nxjerrë nga Linux për operatorin e tij është supozuar që ta bëjë më të lehtë përdorimin e Linux, me qëllim përftimin e sistemeve operative të bazuara në tastierat kompjuterike dhe smartfonët.
Sipas të dhënave të firmës së hulumtimit të tregut, Koorporata Ndërkombëtare e të Dhënave (IDC), rreth 2% e smartfonëve përdorin Linux, një shifër që krahasohet me 2.6% të Windows-it. Samsung është përgjegjës për 80% të smartfonëve të mundësuar nga Linux, duke përdorur Bada-n.
Sot shumë aplikime dhe pajisje kompjuterike i detyrohen Linux-it për zhvillimin e tyre, një platformë falas softuerësh. Dhe kjo përfshin motorin e kërkimit Google, aplikimet dhe pajisjet e Android, Apple, Facebook, Amazon dhe Wikipedia.

Në Gjermani shumë departamente qeverisëse rajonale përdorin Linux, si një alternative për shumë sisteme të zakonshme operatore, si Microsoft Windows dhe Apple. Sivjet qyteti i Mynihut njoftoi se kishte kursyer 10 milionë euro (12.9 milionë dollarë), që kur kishte ndërruar Microsfot Windows-in e bazuar në softuerin e vitit 2006. “Bëhet fjalë për të mos paguar shpenzimet e licencës”, tha në një intervistë për DW Peter Hoffman, drejtor i projektit LiMux në Mynih.
Premisa e saj është të inkurajojë zhvillimet e softuerit, të cilat duhen ndarë mes përdoruesve. Gjëja më e mirë? Është pa pagesë.
Rikthim tek përdoruesit
Shpenzimet për licencat kushtojnë shumë. E bukura e Linux, thotë Jan Richling, një i ri që sapo ka mbaruar doktoraturën në Universitetin Teknik në Berlin, është fleksibiliteti dhe koncepti për të mos paguar, që i jep asaj shumë pikë. “Më e rëndësishme është kostoja totale e pronësisë. Duhen njerëz, që do të bëjnë një adaptim të Linux-it për nevojat tuaja”, thotë ai.
Përdoruesit me aftësi kompjuterike zakonisht krijojnë softuerin e tyre personal, të cilin më pas ua japin falas përdoruesve të tjerë për ta përdorur, ose bëjnë zhvillime të mëtejshme.

Lehtësi në përdorim
Kompanitë e softuerevë si Apple dhe Microsoft kanë krijuar sisteme të përafërta të produkteve dhe softuerëve të tyre. Dhe ndërkohë që kjo u jep përdoruesve të tyre avantazhin e sinkronizimit të pajisjeve të tyre nën të njëjtin sistem operimi, konsumatorët lihen në mëshirë të fatit, thotë John “Maddog” Hall, Drejtori Ekzekutiv i Linux International, gjatë konferencës të fundit të TedX në Berlin. “Me softuerin falas mund të merrni vendimin, se ku do të qëndroni me kodin, që keni në përdorim. Nuk është deri tani ndonjë vendim i marrë nga kompania, që përpiqet të lërë mbresa në nevojat e komoditetit të tregut”, shtoi ai.
Por pavarësisht avantazheve, që ofron platforma e hapur e burimit Linux, ajo kërkon ekspertizën e programuesve, të cilët kuptojnë kodimin dhe kanë informacion për ndryshimet e fundit të softuerit. Dhe pavarësisht se pritej që ata do të bënin mirë në vendet e varfra, deri tani është provuar se nuk janë të njohura. Kjo sepse softueri kërkon një hapësirë të madhe për t´u shkarkuar dhe në shumicën e vendeve njerëzit kanë aksesin për të piratuar softuerin. Më shumë se 90% e softuerit të Windows-it, që përdoret në vendet e varfëra, është një version pirat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit