“Big five” në internet Facebook, Google, YouTube, Yahoo dhe Amazon e kanë qendrën në SHBA, por përdoren në të gjithë botën. Alternativa evropiane mund të jetë Linux, programi i iniciuar nga finlandezi Linus Torvalds.
Pa studimet evropiane, amerikanët sot nuk do të ishin në gjendje të mblidhnin aq shumë të dhëna nga interneti. Sepse bazat e “World Wide Web” janë hedhur në vitet 1980 në qendrën e përbashkët kërkimore evropiane CERN në Zvicër.
Problemi i evropianëve është se ata vërtetë kanë hedhur themelet e rrjetit të teknologjisë të internetit, por zhvillimin dhe sidomos përdorimi komercial i internetit, është tërësisht në duart e kompanive amerikane. Kjo bëhet e qartë edhe prej faktit se “big five” në këtë fushë, sipërmarrjet Facebook, Google, YouTube, Yahoo dhe Amazon e kanë qendrën në SHBA por ato përdoren në të gjithë botën. Rrjeti Facebook është faqja më e popullarizuar në botë.
Për shërbimet sekrete amerikane ky është një pozicion pothuajse ideal. Përveç kësaj “Patriot Act” e bën përgjimin shumë më të lehtë në praktikë. Ky ligj, miratuar në tetor 2001 si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sulmeve terroriste të 11 Shtator 2001 që përgjimi dhe mbledhja e të dhënave të jenë të mundura pa qenë e domosdoshme që një gjyqtar të japë leje për to. Përveç kësaj, ligji u referohet dhe kompanive amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara. Kjo do të thotë se edhe nëse Facebook apo Google i ruajnë të dhënat e tyre në qendra jashtë vendit agjencitë e shërbimeve sekrete amerikane kanë të drejtë të kenë qasje në to. Një gjë e tillë ua lehtëson punën shërbimeve sekrete amerikane.
A mund të depërtohet tek sistemet kompjuterike?
Firmat amerikane nuk janë të sukseshme vetëm në internet, por edhe në zhvillimin e infrastrukturës që e mundëson përdorimin e internetit. Deri tani sistemi më i përdorur në botë për kompjuterat personalë është “Windows” i kompanisë amerikane Microsoft software. Prej kohësh spekulohet se kjo kompani mund të ketë ndërtuar për NSA një “backdoor” në softwar-in e saj. Dëshmi për këtë sot për sot nuk ka, por një “backdoor” i tillë do t’u mundësonte shërbimive sekret qasje të drejtpërdrejtë në miliona kompjuterë në mbarë botën. Edhe në fusha të tjera të teknologjisë së komunikimit për telefonat mobilo, apo smartphone kompanitë amerikane si Apple, Google dhe Cisco janë në krye.
Linux si alternativë evropiane?
Ndoshta në Evropë nuk ka asnjë kompani ose autoritet, që nuk përdor në PC produkte të prodhuesve amerikanë. Më parë kjo nuk ishte problem, sepse SHBA ishte mik dhe partner i besueshëm. Pas skandaleve të përgjimit po shtrohet pyetja për alternativa. Alternativa e vetme është Linux për të cilin mund të bashkëpunojnë të gjithë. Kjo tregon se evropianët mendojnë dhe punojnë ndryshe nga amerikanët. Ky program u iniciua në vitet 1990 nga finlandezi Linus Torvald./dw