8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

LinkedIn sjell risinë! Platforma vjen me shërbimin audio

Më të lexuarat

LinkedIn konfirmoi para një viti se ajo po punonte për të sjellë në platformë një shërbim të “ri” audio (të njejtë me Clubhouse). Me sa duket platforma është tashmë gati ta implementojë këtë shërbim gjatë këtij muaji, siç tregohet në një postim në blog.

“Gjatë këtij muaji ne do të bëjmë një hap të madh përpara dhe do të ndërtojmë mbi suksesin e LinkedIn Live Broadcasts duke lançuar një eksperiencë tërësisht të re interaktive që lejon përdoruesit tanë të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutime dhe t’i bashkohen folësve ‘në skenë’.” shprehet LinkedIn.

Siç u raportua fillimisht nga TechCrunch, shërbimi i ri i organizimit të eventeve virtuale do të përfshijë diskutimet e moderuara, tavolina të rrumbullakëta dhe fireside chats, ku gjithçka do të kontrollohet nga krijuesi i eventit.

Këto evente do të ndërtohen në tools të LinkedIn, dhe në pranverë pritet të vijë dhe një version i këtij shërbimi me video. TechChrunch raporton se ndryshe nga kompanitë e tjera që ofrojnë shërbimin audio chat si Spaces, LinkedIn nuk planifikon të përfshijë eventet me bileta, ku ju duhet të paguani për të fituar akses në bisedë.

Clubhouse tërhoqi një vëmendje të madhe të audiencës gjatë pandemisë me eventet e saja audio vetëm me ftesa, mirëpo tashmë ka mbetur disi pas për shkak se i njejti shërbim ofrohet në të gjitha platformat e njohura.

techcrunch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit