-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Linja Azez-Jarabulus në Siri pranë bashkimit

Më të lexuarat

Vazhdon operacioni “Mburoja Eufratit” i nisur më 24 gusht kundër kërcënimeve terroriste në qytetin Halep nga forcat speciale të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe forcat ajrore të koalicionit.

Linja Azez-Jarabulus në Siri pranë bashkimit

Ushtria e Lirë Siriane me mbështetjen e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) vazhdon të pastrojë nga terroristët linjën Azez-Jarabulus të Sirisë e cila kontrollohet nga DAESH-i në kufi të Turqisë. Për lidhjen fizike mes dy rajoneve kanë mbetur 12 kilometra, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë mënyrë vazhdon operacioni “Mburoja Eufratit” i nisur më 24 gusht kundër kërcënimeve terroriste në qytetin Halep nga forcat speciale të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe forcat ajrore të koalicionit.

Ushtria e Lirë Siriane me mbështetjen e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) ka marrë masivisht nën kontroll rajonin në Jarabulus i cili ndodhet në pjesën perëndimore të Lumit Eufrat në verilindje të Halepit.

Opozitarët synojnë të shpëtojnë nga DAESH-i fshatrat Ganime, Suvejda, Kandura (e poshtme), Ras el-Xhoz dhe Bejt Muhammet Hilal që ndodhen nën rrethin e brendshëm të Suxhu Çajı.

Ushtria e Lirë Siriane e cila në Jarabulus ka zbritur 24 kilometra në thellësi nga kufiri jugor i Turqisë dhe në rajonin Suxhu Çajı që është krahu i cili shtrihet në perëndim të Lumit Eufrat.

Ndërsa që nga jugu i rajonit Çajı fillon rajoni i kontrolluar nga organizata terroriste PYD/PKK.

Ndërsa forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane theksohet se po vazhdojnë të përparojnë në rajonin Çobanbejli i cili është fqinjë me Azez-in në perëndim të linjës Azez-Jarabulus.

Operacioni i cili është përshpejtuar me hyrjen nga zona Kilis e Turqisë të një grupi të mjeteve të blinduara të Forcave të Armatosura Turke në zonën Çobanbej të rajonit Elbejli po zgjerohet përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë.

Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane me një taktikë kundër organizatës terroriste DAESH në Çobanbej, duke përparuar në drejtimin e lindjes në etapën e parë synojnë të bashkojnë linjën Azez-Jarabulus nëpërmjet një korridori të ngushtë.Në fazën e tanishme të operacioneve për bashkimin e linjës Azez-Jarabulus ka mbetur vetëm 12 km.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit