1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Lindur në det”, pasaporta e çuditshme e futbollistit të kombëtares franceze

Më të lexuarat

Çdo futbollisti, si çdo personi tjetër në rruzullin tokësor në pasaportë i shkruan shtetësia.

Ka raste, kur dikush mund të zgjedhë shtetësinë e njërit prej prindërve apo të tjetrit.

Por, në rastin e futbollistit të Villarealit, Rio-Antonio Mavuba është krejtësisht ndryshe prej të zakonshmeve.

Futbollisti afrikan ka lindur në një anije teksa kjo e fundit po lëvizte në ujëra ndërkombëtare pasi u nis nga Angola në vitin 1984.

E pikërisht në pasaportë i shkruan se vendlindje ka Detin, përkatësisht “Lindur në det”, transmeton TG.

“Linda në det, në një anije. Nuk i kam pyetur më prindërit për atë që ndodhi në vendin tonë të origjinës”, tregon futbollisti që arriti kulmin e karrierës në futboll pasi u thirr nga trajneri i Kombëtares së Futbollit të Francës.

Më tej ai tregon se është mësuar me faktin se nuk ka një vendlindje, por tregon se është me origjinë nga një familje e madhe siç është deti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit