-2.8 C
Pristina
Sunday, January 19, 2025

Lindja e Mesme: Rrezik dhe shpresë

Më të lexuarat

Nga: Tarik Ramadan

Lindja e Mesme: Rrezik dhe shpresë

 
Dy vjet më parë, për habinë e shumë personave, mora një pozicion të “optimizmit të matur” kur masat arabe u derdhën nëpër rrugë, nga Tunizia në Kajro, si dhe nga Bengazi në Damask dhe Sana. Analizat mbizotëruese “politike” të këtyre ngjarjeve, të cilat i shpjegonin ato kryesisht nga faktorë të brendshëm, kanë provuar të jenë një gabim madhor dhe kalimi i çdo dite e konfirmon – fatkeqësisht- saktësinë e vlerësimit tim të parë. Tani, e parë në dritën e tensioneve të ashpra të përhapura së brëndshmi “Revolucionet Arabe” kanë ngecur, “pranvera” rajonale është pak më shumë se nje iluzion.  Sigurisht, do të duhet të kalojë më shumë kohë, pasi rezultati nuk mund të parashikohet. Por një gjë është e qartë: i gjithë rajoni i MENA (Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut) nuk ka qenë asnjëherë kaq i dobët, kaq i cënueshëm dhe i destabilizuar në 30 vitet e fundit. Paqëndrueshmëria politike është reflektuar në krizat e ekonomive kombëtare të rrënuara nga korrupsioni, borxhi, papunësia dhe varfërimi. Çfarë do të rezervojë e ardhmja për Lindjen e Mesme? Çfarë do të bëhet me popujt e saj;  Cili do të jetë fati i Palestinezëve?
Egjipti është në grahmat e një krize të thellë, situata është kritike. Për të neutralizuar pushtetin e forcave të armatosura dhe gjyqësorit, të cilët e penguan për të zbatuar politikat e tij dhe duke vendosur në dyshim statusin e tij me thirrje për zgjedhje të reja, Presidenti Muhamed Mursi i dha përparësi pushteteve të tij, të supozuar si të “përkohshëm” që të kujtojnë me interes privilegjet e posaçme personale të ish presidentit Mubarak. Vërtetë të mjaftueshme, partitë opozitare, të kombinuara me ndërhyrje institucionale në çdo nivel, e kanë bërë qeverisjen mbi të gjitha të pamundur. Ne do të shohim së shpejti nëse masat e presidentit janë me të vërtetë “të përkohshme” dhe të dizenjuara për të përshpejtuar tranzicionin demokratik, apo një rikthim në diktaturë. Çfarëdo qoftë rezultati, Egjipti duket i brishtë, me hapësira të vogla për të manovruar. Në terma mjekësorë, vendi është në kujdes intensiv, mbijetesa e tij është në rrezik, ekonomia e tij e asfiksuar dhe e paaftë për të prodhuar një vizion për të ardhmen.
Tunizia është pak më ndryshe. Shpresat për liri dhe për një aleancë inteligjente e sekularistëve mëndje-hapur dhe reformistëve islamistë, kanë qenë të larta. Por goditjet e trajtuara me një vijë të ashpër, madje dhe fraksionet ekstremiste, e kanë goditur ashpër. Gara kundër kohës, rrezikimi dhe humbja e qeverisë; të gjithë matësit indikatorë tregojnë humbjen e saj në rast të zgjedhjeve të parakohshme. Padurimi popullor është i kuptueshëm, por kjo mund ti hapë derën populistëve nga të dyja krahët. Fondamentalistët laikë, si selafistët literalist dhe xhihadistët, po bëjnë gjithçka që munden për të destabilizuar qeverinë, si dhe destabilizimin e të gjithë vendit ashtu sikurse ata po bëjnë. Qeveria vërtitet dhe largohet me çdo ndryshim në frymën ideologjike. Asnjë forcë e vetme nuk është e aftë në hartimin e një politike ekonomike dhe sociale që do të mund të lehtësonte krizën.
Ndërsa Tunizia varet nga lëmosha, Libia është shqyer nga grindjet klanore dhe fisnore; vetëm industria e saj e naftës është siguruar për përfitimet e interesave më të mëdha amerikane, franceze dhe britanike. Me konflikt brutal torturon Sirinë, domonstratat masive në Jordani tundën fuqinë e monarkisë. Jemeni është në një fund të vdekur, ndërsa Libani është i ndarë në mënyrë të rrezikshme dhe Irani është dobësuar nga sanksionet ndërkombëtare.
Alencat politike ndërkombëtare po analizohen tani përmes prizmit të përçarjes Sunitë-Shiitë. Ajo çka ishte dikur “Pranvera Arabe”, është tashmë një dobësi endemike e përbërë nga destabiliteti politik, mungesa e nje vizioni ekonomik, paaftësia e aktorëve rajonalë për të punuar së bashku, si dhe ndarjet sektare. Rruga drejt demokracisë është e mbushur me pengesa, gracka dhe varësi të reja. Në zemër të Lindje së Mesme, Izraeli vazhdon të veprojë pa u ndëshkuar,   zgjidh krizat e brëndshme politike duke sulmuar Gazan, dhe korr përfitimet duke pranuar një armëpushim të arritur nën kujdesin egjiptian. Në terren, kundërshtarët e dobët të saj, e lejojnë atë të luaj për kohë dhe të vazhdojë kolonizimin e ngadaltë të Jeruzalemit dhe pjesët e territoreve të pushtuara. Njohja cinike, e shtetit të ri, kurioz të Pelestinës në Kombet e Bashkuara (një “joanëtar” dhe një “vëzhgues” (i zhdukjes së saj?) shton një notë hipokrizisë dhe poshtërimit të tragjedisë së kohëve moderne. Pranvera e rreme arabe është një dimër palestinez, ashtu siç Izraeli korr qartësisht përfitimet e tij afat-shkurtra.
Periudha e sotme e tranzicionit është një kohë e rreziqeve të rritura dhe kontradiktave të mprehta. Koha është e nevojshme, por koha po mungon. Dinamika e një arkitekture rajonale të përbashkët duhet të zëvendësojë politikat kombëtare dhe nacionaliste. Krizat e shumta që përfshijnë vendet e MENA, (Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut) gjenerojnë ndarje të brëndshme. Vetëm një politikë e pajtimit dhe unitetit më të madh mes partive politike, aktorëve politikë dhe agjentëve ekonomikë mund të çojë vendet e rajonit jashtë kaosit dhe destabilitetit aktual.
Popujt duhet të jenë vigjilentë, analitikë dhe demokratikë. Lëvizjet populiste po fitojnë fuqi, duke nxitur emocionet e shpejta binare dhe shpesh edhe reagimet e verbëra. Udhëheqësit politikë dhe fetarë, intelektualët dhe studentët, gratë ( në zemër të përpjekjeve të tyre të ligjshme) ashtu si edhe qytetarët e zakonshëm mbartin një përgjegjësi të rëndë. Ata duhet të bëhen zotët e fatit të tyre. Nëse demokratizimi nënkupton çdo gjë që është e mundur, ajo duhet të jetë në kushtet e lirisë dhe përgjegjësë. Ka ardhur koha që të ndalojmë fajësimin e perëndimit, vendet fqinje, dhe “fuqitë” për krizat që ata vazhdojnë të vuajnë.
Fuqitë e mëdha padyshim luajtën një rol gjatë kryengritjeve; ata vazhdojnë të ushtrojnë ndikim të madh, dhe nuk kanë ndalur promovimin e interesave të tyre, në diktatura apo në demokraci. Të angazhuar ashtu siç ata janë në një tranzicion të dhimbshëm,vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut (MENA)  duhet të përballen tani me fatin e tyre. Por përtej planifikimit strategjik të Fuqive të Mëdha, nga të dyja si vendet perëndimore ashtu edhe BRIK-ët (Brazili, Rusia, India, Kina)- këto vende kanë një mundësi historike për të marrë fatet e tyre në dorë; për të krijuar një balancë të re rajonale të pushtetit, si dhe mënyra të reja të trajnimit të referencave fetare. Ata mund të përfitojnë nga dalja në pah e rendit të ri ekonomik shumë-polar për të festuar kreativitetin kulturor dhe artistik,  si dhe duke marrë seriozisht mirëqënien dhe interesat superiore të popujve të tyre. Ku të fillohet? Me një proçes të vërtetë të çlirimit, një revolucion intelektual dhe psikologjik që duhet pikësëpari të kapërcejë idenë e ngulët e miratimit perëndimor, dhe pasi të jenë çliruar nga kjo këto popuj duhet të kërkojnë ende legjitimitetin dhe tolerancën. Në rendin aktual botëror, vendet e MENA-s duhet të vënë përpara alternativat bindëse politike, duhet të flakërojnë shtigje të reja. Nëse demokratizimi i vendeve të MENA-s ishte vetëm çështje imitimi, një riprodhim i thjeshtë i krizave të demokracive perëndimore, atëherë e ardhmja do të jetë me të vërtetë e errët. Do të ketë shpresë nëse Afrikanët dhe Arabët pajtojnë vetet e tyre me gjenialitetin e historisë së tyre, kujtimet e tyre, referencat e kulturore dhe fetare, gjuhën e tyre, dhe veçantinë e tyre. Çështja nuk është dashurimi apo pranimi me çfarëdolloj kosto, qëllimi është ekzistenca përfundimtare- në kushtet e tyre.
 
Perktheu: Ervin Hakorja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit