Një djalë, i cili lindi vetëm 268 gramë, ka dalë nga spitali në Japoni. Besohet se ai është foshnja i lindur me peshën më të vogël në botë.
Fëmija lindi në gusht me prerje cezariane dhe u mbajt nën kujdes intensiv derisa nxor javën e kaluar nga spitali i shëndetshëm.
Ai tani peshoi 3.2 kg dhe ushqehet normalisht.
Vogëlushi erdhi në jetë 24 javësh.
“Jam shumë e lumtur që ai është rritur kaq shumë, sepse nuk isha e sigurt nëse do mbijetonte“, -tha nëna e djalit, sipas spitalit Keio University Hospital në Tokio.
Mjeku Takeshi Arimitsu, që trajtoi fëmijën, tha për BBC se ishte foshnja që lindi me peshën më të vogël. Rekordin e mëparshëm e mbante një djalë i lindur në Gjermani, me peshë 274 gramë. Ndërsa me vajza me peshën më të vogël lindi në Gjermani në vitin 2015 dhe thuhet se peshonte 252 gramë.