-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

​Limaj: Vendimi për faljen e borxheve, obligim nga bisedimet e Brukselit

Më të lexuarat

Fatmir Limaj thotë se vendimi i Qeverisë për të falur borxhet ishte vendosur në Bruksel në bisedimet e udhëhequra nga Qeveria e kaluar, për shkak të faljes së borxheve të qytetarëve serb në Kosovë. Por ai kërkoi durim në këtë aspekt për siç tha, të shihet se kush do të përfitoj e kush jo nga ky proces. Por për një gjë ai shprehet i sigurt, përfitues nuk do të jenë ata që kanë nevojë për ndihmë.

Deklarata e plotë e Limajt në Facebook:

 

Mos të ngutemi dhe pa eufori.

 

Vendimi i qeverisë për faljen e borxheve vjen si obligim që qeveria e kaluar e ka marrë në bisedimet me Serbinë, për faljen e borxheve të qytetarëve serb në Kosovë, të cilët as edhe një obligim nuk e kanë paguar ndaj ndërmarrjeve publike e shërbyese dhe ndaj asnjë institucioni tjetër shtetëror të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash.

 

Vendimi i qeverisë për të përfshirë të gjithë qytetarët në këtë falje, më tepër ka ardh nga frika e reagimit qytetar dhe kamuflimi i detyrimit që ata kanë marrë nga negociatat me Serbinë.

 

Të presim dhe të shofim se kush do të përfitoj më së shumti nga ky vendim, e kush nuk do të përfitoj.

 

Është e qartë, nuk do të përfitojnë ata që më së shumti kanë nevojë për ndihmë.F.L

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit