0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Limaj pro koalicionit me AAK-në

Më të lexuarat

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, vetëm pak orë pasi ka mbajtur mbledhjen e partisë, ka deklaruar se në takim është diskutuar për një mori temash të ndryshime.
Ai tha se kryesia ka diskutuar për koalicionin e tanishëm, ku do të bëhet një analizë nga e cila do të nxirren konkluzione. Po ashtu sipas Limajt, në mbledhjen e kryesisë është diskutuar edhe për dialogun me Serinë dhe për procesin e privatizimit.
Fatmir Limaj deklaron se PDK ndodhet në një udhëkryq. “Partia Demokratike e Kosovës duhet të reformohet, sepse nëse kjo nuk ndodhë atëherë mund të dështojmë”, ka deklaruar nënkryetari Limaj në Interaktiv.
Ai ka ripërsëritur edhe njëherë se koalicioni PDK-AKR është një gabim strategjik. Ndërsa sa i përket koalicionit të shumëpërfolur kohët e fundit PDK-AAK, Limaj tha se, “për këtë kam qenë pro edhe me herët”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit