-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Limaj: Prishtinë, po vijmë bashkë më Zafirin!

Më të lexuarat

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, i ka dhënë mbështetje të fuqishme Zafir Berishës. Ai, ka kërkuar nga qytetarët e Prizrenit, që të qëndrojnë mbrapa Zafirit. “Zafiri ka punuar dhe ecur në rrugën e dëshmorëve. Ai për asnjë moment nuk ju ka lënë vetë, prandaj qëndroni mbrapa njeriut të juve”, tha Limaj.
Fatmir Limaj të enjten ka qëndruar në Prizren, ku ka marrë pjesë në manifestimin e 28 Nëntorit, që është organizuar në lagjen “Tusuz” nga Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës.

Limaj gjatë fjalimit të tij, para simpatizantëve të BD-së, ka kërkuar që të mos qëndrojnë mbrapa atyre që për dëshmorët e kombit kujtohen vetëm një herë në katër vite.

“Shkoni mbrapa Zafirit se iu bie mirë të gjithëve. Ka ardhur koha që Prizreni me pas njeriun e vetë. Unë do të qëndrojë afër Zafirit, ashtu siç ka qëndruar ai mbrapa meje në kohërat më të vështira”, tha ai.

Limaj paralajmëroi se nga 1 dhjetori , bashkë me Zafir Berishën,do të vazhdojnë angazhimet e tyre politike.

“Me 1 dhjetor fillon rrugëtimi ynë i përbashkët. Nga këtu e paralajmërojmë Prishtinën, se ne po vijmë”, tha ai, transmeton “PrizreniPress”.

Limaj ka folur edhe për rëndësinë e festës së 28 Nëntorit. “Dëshmorët e kombit janë themel i shtetit të Kosovës”.

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha tha ndërkaq se angazhimi dhe sakrifica e dëshmorëve ka ardhur në pikëpyetje për shkak keqqeverisjes dhe korrupsionit në Kosovë.

“Bashkimi Demokratik doli forca më serioze në zgjedhjet e 3 nëntorit. Ne kemi motiv për të ndryshuar gjendjen e keqe në Prizren dhe Kosovës, e cila ka ardhur si rezultat i korrupsionit dhe keqpërdorimeve të pushtetit”, tha Berisha./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit