Njeriu numër dy në PDK, Fatmir Limaj, thotë se Qeveria e Kosovës para se të hyjë në negociata me Serbinë duhet që ta zhvillojë një dialog të brendshëm me të gjitha institucionet tjera dhe më gjithë spektrin politik në vend, për të pasur një qëndrim unik dhe jo që të hyjë në to pa plan dhe pa kushtëzime.
Në një intervistë për Zërin, Limaj thotë se për fatin e Kosovës nuk mund të vendosë as PDK-ja e as AAK-ja. Sipas tij, pardon i këtij vendi është populli i Kosovës. “Dhe nëse mendoni se ju që keni qenë në UÇK edhe mund të bëni çfarë të doni me Kosovën, gaboni rëndë. Kosova është pak më e madhe, pak më ndryshe”, ka thënë Limaj/ Indeksonline/kohaislame