Pas rrëfimit të ish hetuesit të EULEX-it, Troy Wilkinson, i cili thotë se ish-ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, nuk ka qenë asnjëherë i dyshuar për këtë rast, deri një ditë para bastisjes së Ministrisë, ka reaguar ky i fundit.
“Mua më intereson vetëm një gjë, të del e vërteta! Sepse është bërë shumë gjatë, 10 vjet”, ka theksuar kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, duke shtuar se “u bë boll ma”!
“Për mua është luks që aktualisht të merrem me prapavijën politike. Unë jam i interesuar që vetëm përmes rrugës ligjore të zgjidhim këto raste ndaj meje. Këto gjëra që po dalin sot mendoj se tregojnë mjaftueshëm që atje ka ardhur një erë e keqe që duhet të hetohet e ndriçohet deri në fund. Nëse nuk ndodh kështu, ne po dyshojmë se ky sistem i drejtësisë po fsheh diçka”, ka thënë Limaj në emisionin Rubikon të KTV-së.
Gjithashtu deputeti i Parlamentit të Kosovës ka folur edhe në lidhje me akuzat dhe hetimet që janë bërë ndaj tij në rastin e korrupsionit në ministrinë që ai drejtonte dikur, Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomit. kohaislame