2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Limaj ia merr edhe një deputet PDK-së?

Më të lexuarat

Ish-Nënkryetari i PDK’së, Fatmir Limaj mund t’i shkaktojë edhe më shumë humbje Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas fitores në Malishevë me Iniciativën Qytetare, Limaj mund t’ia marrë edhe një deputet PDK’së.

Në fakt gjithçka këtu lidhet me balotazhin e Rahovecit, ku është duke garuar deputeti Idriz Vehapi përballë Smajl Latifit të AAK’së.

Nëse fiton Vehapi në Rahovec atëherë ai duhet ta lë postin e deputetit.

Vehapi me këtë rast do të zëvendësohej nga Haxhi Topi, i cili është i radhitur pas tij në listë.

Por, sipas burimeve të Express Haxhi Topi është i afërt me Limajn.

Kështu që Partia Demokratike nuk mund ta llogarit atë si pjesë të grupit të saj parlamentar.

Iniciativa e themeluar me ndihmën e Fatmir Limajt e ka mundur PDK’në në Malishevë. Atje, Isni Kilan nuk ka mundur të shkojë as në balotazh, derisa Iniciativa për Malishevën dhe LDK do të përballen edhe një herë më 1 dhjetor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit