Ish numri dy i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, ka fajësuar Kadri Veselin e Hashim Thaçin për humbjen e disa komunave të mëdha, në të cilat qeveriste PDK-ja.
Ai tha se pas kësaj ngjarjeje, akterët kryesorë duhet të reflektojnë.
Ndërkohë, sipas tij, zanafilla e kësaj humbjeje nisi në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme të PDK-së, ku Limaj tha se aty u zgjodhën njerëzit, faji i të cilëve sot PDK-ja humbi vota. /Klan Kosova/