Lidhja e Shteteve Arabe bëri thirrje për miratimin e një ligj për të mbrojtur besimtarët. Me deklaratën përkatëse foli në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kreu i organizatës “Nabil Elaraby”. Siç njofton Agjencia “Associated Press”, Liga e Shteteve Arabe bën thirrje për njohjen e blasfemisë si krim penal.
Nabil Elaraby e shpjegoi këtë propozim me rrezikun që vjen nga fyerja e ndjenjave të besimtarëve, sepse në një analizë përfundimtare, kjo mund të kërcënojë paqen dhe sigurinë në shkallë globale.
Duma Shtetërore e Rusisë, siç transmeton njoftimin ZR, do të marrë në konsideratë projektligjin mbi përgjegjësinë për fyerjen e ndjenjave të besimtarëve. Dokumenti është dorëzuar tashmë në Dhomën e ulët të parlamentit./koha/kohaislame