2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Liga Arabe përshëndet vendimin e Paraguajit për kthimin e ambasadën në Tel Aviv: bravo, kështu duhet!

Më të lexuarat

Liga Arabe përshëndeti vendimin e Paraguajit për ta kthyer ambasadën e saj në Izrael, nga Jerusalemi sërish në Tel Aviv.

Saeed Abu Ali, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe për çështjet palestineze, u tha gazetarëve se ky veprim shërben si një shembull për vendet e tjera, të cilat përballen me presion nga SHBA.

Ai tha se ky vendim do ketë një efekt pozitiv në marrëdhëniet arabe me Paraguain, duke shtuar se ky veprim është në “rrugën e duhur”, dhe në përputhje me rezolutat ndërkombëtare.

Në maj, Paraguai e dërgoi ambasadën në Jerusalem, pasi SHBA dhe Guatemala vepruan kështu.

Kjo ka shkaktuar zemërimin e palestinezëve që synojnë të shpallin selinë e shtetit të tyre të ardhshëm në Jerusalemin lindor.

Ndërkohë ka një ndryshim në krye të Paraguajit, dhe presidenti i ri Mario Abdo Benitez anuloi vendimin e majit.

Ministri i jashtëm Luis Alberto Castiglioni, tha se Paraguai “do të kontribuojë në forcimin e përpjekjeve rajonale diplomatike për të arritur një paqe të plotë, të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”.

Kjo bëri që Izraeli të njoftojë mbylljen e ambasadës në Paraguaj dhe paralajmëroi se marrëdhëniet mes dy vendeve do të ishin “të tendosura”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit