6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Liga arabe hedhi poshtë idetë e ShBA për Palestinën

Më të lexuarat

Liga arabe ka hedhur poshtë sot propozimet amerikane të cilat do t’i lejonin ushtarëve izraelit që të stacionohen në kufirin lindor me shtetin e Palestinës, duke nënvlerësuar kështu përpjekjet e Shteteve të Bashkuara që të arrihet një pakt i paqes deri në muajin prill.

Gjatë mbledhjes urgjente që kishte thirr presidenti i Palestinës Mahmoud Abbas të shtunën, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe Nabil Elaraby tha se asnjë ushtar i vetëm izraelit nuk mundet me qenë në territorin e Palestinës së ardhshme.

Por rezoluta të cilën e lexoi në fund të takimit, nuk përsëriti gjuhën e ashpër kritikuese, i cili qarkulloi tek delegatët arab para mbledhjes.

Dokumenti, të cilin agjencia Reuters pretendon se e ka parë, thotë se propozimet e sigurisë që ka dhënë SHBA “i përmbush kërkesat ekspansioniste të sigurisë që ka Izraeli, dhe i garanton Izralit kontrollin e vazhdueshëm mbi Luginën e Jordanit në pretekstin e sigurisë”.

Burime palestineze kanë përshkruar në detaje planin amerikan, për t’i mundësuar ushtrisë izraelite praninë e vazhdueshme në 10 vjetët e ardhshëm në Luginën e Jordanit.

Izraeli argumenton se trupat e veta ushtarake duhet të qëndrojnë atje, për të parandaluar hyrjen e armëve ilegale dhe militantëve në Bregun Perëndimor.

Abbas ka kundërshtuar idenë që trupat izraelite të stacionohen përgjatë Luginës, por thotë se do të mund të pranonte një marrëveshje e cila parasheh që në vend të izraelitëve, të jenë ushtarët amerikan ata që do të bëjnë sigurimin e kufirit lindor.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry, i cili po bënë diplomaci fluturuese në relacionit Izrael-Palestinë, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur “disa mendime” rreth aranzhimeve të ardhshme të sigurisë, por nuk ka dhënë asnjë detaj për këto plane./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit