1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Liga Arabe, Asadi ta dorëzojë pushtetin

Më të lexuarat

Liga Arabe sërish i ka bërë thirrje presidentit sirian Bashar al Asad që të japë dorëheqje dhe t’ia dorëzojë pushtetin Qeverisë kalimtare, thuhet në kumtesën në fund të takimit ministror të Ligës Arabe në Doha.

Sipas Ligës Arabe ky hap do t’i japë fund derdhjes së gjakut dhe shkatërrimit të vendit, të cilat vazhdojnë tani më dy vjet.
“Ne duam që kriza siriane të zgjidhet përmes arritjes së marrëveshjes, por regjimi në Damask e zgjedh rrugën e anulimit dhe vazhdon me shkatërrimin e popullit të vet. Në këtë situatë zgjidhja e vetme e mundshme është transferi i pushtetit”, deklaroi dje kryeministri i Katarit, sheiku Hamed ben Xhasem al Tani.
Sipas sheikut Al Tani nëse tek autoritetet në Siri ka mbetur mendje e shëndoshë, atëherë ata duhet urgjentisht të fillojnë proces të tranzicionit, me të cilën do të ndërpritet gjakderdhja.
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil al Arabi ka shfaqur shpresë për afrimin e pozicioneve të SHBA-së dhe Rusisë, që do të sjellë deri në miratimin në Këshillin e sigurisë të Kombve të bashkuara përkatësisht me rezolutën për konfliktin në Siri. /Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit