-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Lieberman në miting parazgjedhor: Iu duhen prerë kokat arabëve që janë kundërshtarë të Izraelit

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman ka deklaruar se arabët të cilët janë kundër Izraelit “duhet prerë kokën me sëpatë”, sepse “nuk do të mbetet asgjë nga ajo që quhet Izrael “, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Udhëheqësi i partisë “Shtëpia jonë Izraeli”, Lieberman në tubimin zgjedhor të natës së kaluar në qytetin Herzliy, mbajti një fjalim për situatën në Lindjen e Mesme dhe shkaktoi reagime të ashpra të opinionit në rajon.
 
“Arabo-izraelitët që janë me ne, do të kenë gjithçka, ndërsa atyre që janë kundër nesh iu duhen prerë kokët me sëpatë. Ndërkohë  nuk do të mbetet asgjë nga ajo që quhet Izrael”, tha Lieberman.
 
Lieberman tha se është i gatshëm që presidentit palestinez, Mahmoud Abbas ti japë të gjithë ata që në Izrael mbajnë flamuj palestinezë dhe këtë do të bënte me kënaqësi. Shefi i diplomacisë Izraelite më tej argumenton se është e pamundur për të vendosur paqen mes Izraelit dhe Palestinës, por se paqja duhet të ndërtohet në rajon, duke përfshirë dhe botën arabe. Zgjedhjet e përgjithshme në Izrael do të mbahen më 17 mars, ku marrin pjesë 11 parti politike.
 
Sondazhet e opinionit para-zgjedhorë në vend parashikojnë se numrin më të madh të votave duhet ta fitojë blloku i liderëve sionistë, Partia Punëtore e Isak Herzogut dhe Likud, Partia e kryeministrit aktual Benjamin Netanyahu.
 
Sipas Ligjit Zgjedhor, Izraeli është një zonë zgjedhore dhe votuesit nuk zgjedhin drejtpërdrejt anëtarët e parlamentit, por votojnë për listat e partive. Parlamenti kombëtar, ose Kneset, ka një total prej 120 vendesh parlamentare, ndërsa për formimin e qeverisë është e nevojshme të fitohet shumica e tyre./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit