6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Lidhja e Prizrenit vështruar në zhvillimet e kohës së saj – Vali Kabashi

Më të lexuarat

Shikuar ne aspektin e ngjarjeve dhe zhvillimeve të kohës në rrafshin nderkombetarë, Lidhja e Prizrenit si nje organizim ushtarak e politike që qe, ishte një produkt i faktorëve të jashtëm, gjegjësishtë Luftës Osmano-Ruse 1877-78, luftë kjo rezultati i të cilës ishte embrion i krijimit të kësaj lëvizjeje. Pra Lidhja në esencë është një nevojë dhe reagim karshi faktorit që vie nga jashtë dhe jo vullnet dhe dëshirë nga brenda. 
Shikuar në rrafshin e mbrendshëm ‘Lidhja’ është një produkt tipik i kontekstit osman të kohës. Në kohën për të cilën po flasim, në të gjithë botën osmane ishte bërë moto dhe promovohej nga burrështetasit e intelektualët shprehja: “Biz, canımızı Müslümanların ittihadı (ittifakı) uğrunda feda etmiş bir milletiz” – ‘’ Ne jemi një popull që jetërat tona i sakrifikojmë për Bashkimin (Lidhjen) e Muslimanëve”. Termi “Ittihad-ı İslam” – “Bashkimi apo Lidhja Islame” për herë të parë është përdorur më 1869 dhe për tu shëndruar në një mendim politik gjatë viteve 70 të shek. XIX nga ana e Sulltan Abdulhamid-it II, atë që në Perëndim njihet si “Pan-islamizëm”, si një lëvizje ideologjiko-politike. Parë nga ky kontekst, shqiptarët me shumicë dërmuese muslimane të popullsisë dhe si një pjesë vitale e shtetit Osman në Evropë, me organizimin e tyre i cili në dokumente kalon me termat e lartëcekur: “Ittihad-i Prizren” dhe “Ittifak-ı Prizren’’, që në emër tregon për karakterin dhe për inkorporimin në kontekstin e ngjarjeve që përshkonin botën osmane të kohës dhe për më tepër nga shumë historianë cilësohet si një lëvizje që u inicua pikërishtë nga kjo politikë e Sulltan Abdulhamid-it II. 
Lidhja e Prizrenit si një platformë politike duke u thirrur në unifikimin dhe besnikerine rreth kalifit Osman do të jetë bazë dhe gurthemel historik i mendimit politik të muslimanëve të Ballkanit në përgjithësi, dhe si nje levizje me kërkesa të qarta për unifikim administrativ karshi kërcënimit të jashtëm, do të jetë fundament i mendimit politik shqiptar në veqanti. 
Sa i përket këndvështrimit të historiaografisë zyrtare shqiptare në lidhje me këtë çështje, ajo ende ka një intepretim të njëtrajtshëm, jashtë kontekstit, duke u vlerësuar vetëm në këndin nacional-ideologjik, me një metodologji ideologjizuese të argumentimit historik.

Vali Kabashi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit