3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Lidhja Arabe vendim për takim të jashtëzakonshëm për Jerusalemin

Më të lexuarat

KAJRO (AA) – Lidhja Arabe ka marrë një vendim për mbjajten e nje takimi të jashtëzakonshëm ditën e shtunë në nivelin e ministrave të jashtëm, në lidhje me përpjekjen e SHBA-ve për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se vendimi për takimin në fjalë është marrë me kërkesën e bërë nga Palestina, Jordania dhe Maroku. Për mbajtjen e një takimi të jashtëzakonshëm është e nevojshme që të kërkohet nga një vend anëtar i lidhjes dhe kërkesa të pranohet nga dy prej 21 vendeve të tjera anëtare.

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ejmen Es-Safadi, ishte shprehur se do të bënin thirrje për një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Lidhjes Arabe me qëllim për të koordinuar pozicionet e vendeve arabe dhe islame përballë rezultateve të iniciativës në fjalë të SHBA-ve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, pavarësisht vendimit nr 478 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 1980 që bën të pavlefshëm që Izraeli të shpallë Jerusalemin Lindor kryeqytetit duke aneksuar atë, pritet që sot të komunikojë vendimin për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit