Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe u mblodhën në kryeqytetin Kajro të Egjiptit për një mbledhje urgjente.
Kryeministri i Palestinës, Selam Fajad gjatë fjalimit të tij të mbajtur në mbledhjen në fjalë deklaroi se “Palestinezët e strehuar në vendet fqinje janë mysafirë. Sipas marrëveshjeve ndërkombëtare ata kanë të drejtë të kthehen në vendin e tyre” dhe vijoi duke thënë që është e nevojshme që të sigurohet e drejta e refugjatëve palestinezë të strehuar në Siri.
Ndërkaq Ministri i Jashtëm i Jemenit, Ebubekir el-Jemeni bëri të ditur se gjendja e qytetarëve në Siri është më e rëndë se e atyre që gjenden jashtë vendit dhe preku në nevojën e formimit të një korridori për furnizimin e qytetarëve me ndihma humanitare në Siri.
Edhe Zëvendësministri i Jashtëm i Egjiptit, Nasër Kamil tha se ndjejnë keqardhje nga ngjarjet që jetohen në Siri dhe theksoi nevojën për gjetjen e zgjidhjes politike problemit të Sirisë. Ai deklaroi se në Egjipt aktualisht janë të strehuar 100 mijë refugjatë sirianë.
Në mbledhje u kërkua që problemi i Sirisë të zgjidhet me rrugë diplomatike.