7.9 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Lidershipi dhe bashkëpunimi mes vendeve muslimane, vendimtare kundër islamofobisë!

Më të lexuarat

Në një artikull të shkruar për revistën e Komunikimeve (Iletişim) të Këshillit të Lartë të Radios dhe Televizionit të Turqisë (RTÜK), Drejtori i Komunikimit të Presidenti të Turqisë Fahrettin Altun theksoi rëndësinë e udhëheqjes së fortë dhe bashkëpunimit global në trajtimin e problemit të rritjessë islamofobisë.

Ai iu referua islamofobisë si një “farë keqdashëse” e mbjellë drejtpërdrejt dhe indirekt në mendjet e njerëzve nga organet e medias perëndimore, akademikët, grupet e mendimit, e kështu me rradhë.

Duke shpjeguar se retorika e përhapur gjerësisht nëpër media evoluon në stereotipe kur përsëritet shpesh, Altun tha se pjesa më e madhe e përmbajtjes, duke përfshirë serialet dhe filmat televizivë, i atribuojnë tipare pozitive shoqërive perëndimore, ndërsa shoqërive lindore u atribuojnë tipare negative, kaos, praktika antidemokratike dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

“Perspektiva e orientalistëve” është një koncept i rrënjosur në racizëm që synon të ndikojë negativisht në imazhin dhe reputacionin e muslimanëve, duke i lidhur sistematikisht vlerat islame me një ndjenjë negativiteti”.

Duke cekur rëndësinë e liderëve politikë në luftimin efektiv të ndjenjave anti-myslimane, Altun tha: “Udhëheqësit përdorin fuqinë për të ndikuar në segmente të mëdha të shoqërisë në mënyra konstruktive dhe për të ndryshuar veprimet e masave të cilave u drejtohen dhe udhëheqin”.

Altun tha se islamofobia nuk është një “frikë” e thjeshtë, por një frikë politike e imagjinuar në epokën e pas të vërtetës (Post-Truth).

“Nëse lëvizjet islamofobe nuk ndalen në nivelin e liderëve, kjo do të sjellë dhunë dhe terrorizëm,” paralajmëroi Altun.

Zyrtarët turq shpesh u kanë bërë thirrje liderëve botërorë dhe organizatave globale që të ndërmarrin veprime kundër islamofobisë, e cila prek miliona muslimanë. Shumë kanë theksuar se populizmi po nxit islamofobinë në mbarë botën, veçanërisht në Evropë.

Zyrtarët turq kanë kritikuar homologët e tyre perëndimorë për indiferencën ndaj ndjenjave anti-myslimane dhe nxitjen e ideologjisë, ndërsa ekspertët besojnë se Turqia mund të udhëheqë luftën kundër saj. Turqia vazhdimisht u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të ndërmarrin veprime për të ndaluar demonizimin e muslimanëve dhe ka ndërmarrë veprime për të trajtuar problemin në rritje.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka thënë shpesh se vendet perëndimore këmbëngulin të mos marrin masa kundër rritjes së ndjenjave anti-islame (Islamofobisë). Erdogan gjithashtu u ka bërë thirrje institucioneve turke që të marrin masa për çështjet që lidhen me myslimanët dhe turqit në këto vende. Disa vende evropiane, veçanërisht Franca, kanë mbajtur një qëndrim armiqësor kundër muslimanëve në vitet e fundit. /mejdani/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit