1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lideri suprem Khamenei mbështet hapjen e Iranit me SHBA

Më të lexuarat

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei mbështeti hapjen e presidentit Hasan Rouhani ndaj Shteteve të Bashkuara, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork.

Në faqen e tij në Internetit shkruhej: “Ne mbështesim inciativën diplomatike të qeverisë dhe i bashkangjisim rëndësi aktiviteteve të tij në këtë udhëtim”.

Megjithatë, ai tha se diçka nuk ishte e përshtatshme, por lideri suprem nuk foli për detaje. “Ne jemi pesimist ndaj amerikanëve dhe nuk kemi besim. Qeveria amerikane është e pabesë, kryelartë, e paarsyeshme dhe shkel premtimet”, tha ai.

Presidenti Rouhani bisedoi në telefon me homologun amerikan Barack Obama, në përpjekje për të ulur tensionet.

Irani kërkon heqjen e sanksioneve të OKB-së, të vendosura pas shqetësimeve se po përpiqet të sigurojë armën bërthamore në mënyre të fshehtë.

Bisedimet e rëndësishme mes Iranit dhe fuqive ndërkombëtare do të nisin më 15 tetor dhe presidenti Rouhani ka premtuar se do të paraqesë planin e tij në këtë takim. Ai kërkon të arrijë një marrëveshje për çështjen bërthamore në tre apo gjashtë muaj. /TCH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit