4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Lideri kurd Oxhalan: Do të jetojmë në paqe dhe vllazëri

Më të lexuarat

Është festuar në një nga qytetet me shumicë kurde të Turqisë, Dijarbakër sot festa e Nevruzit, ku është lexuar edhe një mesazh i liderit kurd, Abdullah Oxhalan, raporton Anadolu Agency.
 
Festimet e organizuara nga Kongresi i Shoqërisë Demokratike janë zhvilluar në shehshin Newroz Park të këtij qyteti. 
 
Në festimet të cilat kaluan në një atmosferë të ngrohtë dhe të shoqëëruar me këngë dhe valle ndër të tjerat u lexua edhe një mesazh nga lideri kurd Abdullah Oxhalan.
 
Oxhalan në mesazhin e tij theksonte se rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve të shoqërisë kurde në rajon kalon nga demokracia dhe jo lufta apo konflikti i armatosur. “Do të jetojmë në paqe dhe vllazëri” thekson ai mes të tjerave.
 
Një nga Bashkë-Kryetarët e kësaj lidhjeje, Asja Abdullah duke cituar pjesë nga mesazhi i oxhalan tha se ai kërkon që problemet e kurdëve të zgjidhen në rrugë demokratike dhe dialog.
 
Abdullah e ka cilësuar festën e Nevruzit si një ditë paqeje, harmonie dhe ditë kur miqtë dhe armiqtë festojnë sëbashku.
 
Në fetstimet e Nevruzit kishte dhe shumë pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të Turqisë.
 
Siç dihet Abdullah Oxhalan i ka bërë thirrje krahut të armatosur të Partisë të Punës Kurde PKK lënien e armëve dhe aktivizimin në zgjidhjen e problemeve në rrugë demokratike. Shteti turk dhe sumë shtet të tjera e njohin si organizatë terroriste këtë lëvizje.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit