Kryetari i Shtetit të Ukrainës, Petro Poroshenko deklaroi se janë lënë të lirë dy liderët tartarë opozitarë, që mbaheshin të burgosur në Krime, vend që mbahet i pushtuar nga Rusia.
Kryetari i Shtetit të Ukrainës, Petro Poroshenko deklaroi se janë lënë të lirë dy liderët tartarë opozitarë, që mbaheshin të burgosur në Krime, vend që mbahet i pushtuar nga Rusia.
Poroshenko falënderoi Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për rolin që mori në lëshimin e ndihmësve të Kuvendit Kombëtar të Krimesë, Ahtem Çiygoz dhe Ilmi Umerov.
Bëhet e ditur se lirimi i Çiygoz dhe Umerov erdhi pas kërkesës personale të Presidentit Erdoan ndaj kreut të Rusisë, Vladimir Putin.
Ilmi Umerov dhe Ahtem Çiygoz që u dërguan me avion në Turqi, nesër do të shkojnë në Kiev, Kryeqytetin e Ukrainës.
Gjykata ruse, me arsyen se kishin bërë krime në Krime kishte dhënë dënime të ndryshme me burgim për Ilmi Umerov dhe Ahtem Çiygoz.