-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Licencohet shkolla e mesme e lartë gjimnazi “UBT”

Më të lexuarat

Ekosistemit gjigant të dijes, që është i ndërthurur me shkencë, teknologji dhe inovacion, i është shtuar edhe një vlerë tjetër e rëndësishme e arsimit që do të nxjerr gjenerata të reja të arsimuara në nivelet më të larta në vendin tonë.

UBT, tashme i dëshmuar si një institucion që po bën ndryshimin në vend sa i përket fushës së arsimit është licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të nxjerr gjenerata të reja të nxënësve ne nivelin e arsimit të mesëm të lartë, duke shkuar kështu edhe një hap me tutje drejt kompletimit të ekosistemit inovativ të UBT-së.

Sipas vendimit të MASHTI, institucioni arsimor gjimnazi “UBT” i plotëson kushtet dhe kriteret për zhvillimin e ofrimin e veprimtarisë edukativo- arsimore për nivelin e mesëm të lartë me një cikël shkollor për tre vite.

UBT ofron modelin më të ri të të mësuarit CLASSROOM 3.0 të shkollave të mesme si dhe ofron praktikat më të njohura ndërkombëtare të mësimdhënies, për zhvillimin e mësimit të mesëm të lartë.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit