2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Librat nga ku Buffett, Zuckerberg dhe John kanë marrë mësime të rëndësishme për biznesin

Më të lexuarat

Nuk ka asgjë të keqe që të gjesh këshilla biznesi në TikTok. Por, nëse doni të ndiqni hapat e sipërmarrësit tuaj të preferuar apo të gjigantëve të teknologjisë – mendoni për shembull për CEO-n e Berkshire Hathaway, Warren Buffett, apo për themeluesin e Meta, Mark Zuckerberg – atëherë mund t’ju duhet të lexoni një nga librat nga ku ata kanë marrë disa nga mësimet e tyre më të vlefshme.

Zuckerberg, për shembull, shkroi në një postim në Facebook në vitin 2015 se i pëlqente të lexonte “rrëfime të dorës së parë për mënyrën se si njerëzit ndërtojnë kompani të mëdha”.

Në një postim tjetër, miliarderi 37-vjeçar tha se i lexon këto libra për të kuptuar “se çfarë e sjell inovacionin – cilat tipa njerëzish, cilat pyetje dhe cilat mjedise”.

Ai nuk është i vetmi që pëlqen të lexojë libra të tillë, veçanërisht mes liderëve të tjerë të suksesshëm të biznesit.

Më poshtë, katër sipërmarrës ndajnë me ne librat që formësuan karrierën e tyre, strategjitë e biznesit dhe – në disa raste – mënyrën se si ata mendojnë.

  1. Mark Zuckerberg

Në vitin 2015, Zuckerberg lexoi librin “Kapërcimi i forcave të padukshme që pengojnë frymëzimin e vërtetë” [Creativity, Inc.: Overcoming the Unseen Forces That Stand in the Way of True Inspiration], nga Alice Wallace dhe Edwin Catmull, bashkëthemelues i Pixar. Ky libër tregon historinë se si studioja e animacionit u bë një nga gjigantët e inovacionit të argëtimit.

Duket se Zuckerberg ka marrë të paktën këtë mësim nga libri: “Mos prisni që gjërat të bëhen përpara se t’i ndani ato me të tjerët”, shkroi Catmull në libër. “Tregojini ato as më herët dhe sa më shpesh. Do të jetë bukur kur ta realizojmë atë, por nuk do të jetë edhe aq bukur gjatë rrugës drejt realizimit.”

“Kur diҫka bëhet, është më mirë se sa të ishte e përsosur.” Ky mesazh u shkruajt në selinë e Meta në Menlo Park, Kaliforni.

Zuckerberg shkroi se ai ishte gjithashtu i mahnitur nga “The Idea Factory: Bell Labs and the Great Age of American Innovation” e autorit Jon Gertner, e cila tregon historinë e Bell Labs, një kompani e themeluar nga Alexander Graham Bell dhe që tani është në pronësi të Nokia.

  1. Daymond John

Investitori i “Shark Tank”, Daymond John tha për CNBC Make It në vitin 2018 se një pjesë e librave që kishte lexuar, kishin arritur t’i ndryshonin jetën. Disa prej këtyre titujve përfshijnë “Shtatë zakone të njerëzve shumë efektivë” [Seven Habits of Highly Effective People] nga Stephen Covey dhe “Baba i pasur, baba i varfër” [Rich Dad Poor Dad] nga Robert Kiyosaki dhe Sharon Lechter.

Por, John – dhe kolegët e tij Barbara Corcoran dhe Robert Herjavec – kanë rekomanduar gjithashtu “Mendo dhe bëhu i pasur” [Think and Grow Rich] të Napoleon Hill. Ky libër biznesi i vitit 1937 përmban intervista me Andrew Carnegie, Henry Ford dhe Charles M. Schwab, si dhe analizon psikologjinë e arsyes se pse njerëzit arrijnë të bëhen të pasur – ose pse nuk e arrijnë dot këtë.

“Ky libër ju mëson se: Nëse mund ta imagjinoni diҫka, mund ta arrini atë”, tha Corcoran në një dokumentar të vitit 2017 të bazuar në këtë libër, të quajtur “Mendo dhe bëhu i pasur: Trashëgimia” [Think and Grow Rich: The Legacy]. Ajo tha gjithashtu se libri i mësoi asaj se mund të punësonte gjithmonë dikë tjetër që kishte atributet që nuk i gjente te vetja e saj.

  1. Warren Buffett

Buffett gjithashtu mësoi se këshillat më të mira të biznesit vijnë nga njerëzit që e njohin industrinë. Në dokumentarin “Becoming Warren Buffet”, investitori miliarder tha se që kur ishte vetëm 7 vjeç, ai kishte arritur të “memorizonte virtualisht” librin “Një mijë mënyra për të fituar 1,000 dollarë” [One Thousand Ways to Make $1,000] nga F. C. Minaker. Ky libër përmban anekdota rreth tregtarit të mallrave me pakicë, James Cash Penney, dhe të sipërmarrësve të tjerë të suksesshëm.

Në vitin 1988, Buffett tha për revistën Fortune se ky libër – i cili ofron disa mësime praktike biznesi rreth interesit të përbërë, shitjeve dhe investimeve – e frymëzoi atë që të fillonte të shiste Coca-Cola, gazeta dhe çamçakëz, derë më derë.

Për të zhvilluar mendjemprehtësinë e biznesit, sipërmarrësit e shquar Bill Gates dhe Warren Buffett kanë rekomanduar gjithashtu “Aventurat e Biznesit” [Business Adventures], librin e gazetarit John Brooks për momentet më të rëndësishme në historitë e kompanive amerikane ikonë, si Ford dhe General Electric. Buffett ia dha hua librin Gates në vitin 1991 dhe, në një postim të vitit 2014, Gates vuri re se vazhdonte ende ta kishte këtë libër.

  1. Ema Grede

Karriera e Emma Grede kulmoi kur ajo u bë CEO e markës së famshme “Good American”. Gjithashtu, ajo është një partnere themeluese e veshjeve SKIMS, si dhe investitorja e parë grua me ngjyrë në “Shark Tank”, në moshën 40-vjeçare.

Vitin e kaluar, ajo tha për CNBC Make It se një nga librat më influencues që kishte lexuar në karrierën e saj ishte “Gjërat që nuk ju mësojnë në Shkollën e Biznesit të Harvardit” [What They Don’t Teach You at Harvard Business School: Notes from a Street-smart Executive]. Grede thotë se ky libër, i shkruar nga Mark McCormack, i cili konsiderohet si themeluesi i industrisë moderne të marketingut në fushën e sportit nëpërmjet kompanisë së tij IMG, i dha asaj vetëbesimin e nevojshëm dhe aftësitë negociuese për të arritur marrëveshje me klientë të profilit të lartë, si Kris Jenner.

Grede tha gjithashtu se ajo “rilexon vazhdimisht” librin “Parimet: Jeta dhe Puna” [Principles: Life and Work] të Ray Dalio. /CNBC/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit