Librat që e bënë të famshme J.K.Rowling duke u shndërruar në një fenomen të rrallë letrar me 500 milionë kopje të shitura në mbarë botën, tetë filma, një muzikal në Broadway dhe tematike të parqeve të lojrave, nuk do të gjenden më në raftet e librarisë së një shkolle katolike në Tennessee, të Shteteve të Bashkuara.
Pastori i shkollës ka këmbëngulur në heqjen e tyre me pretendimin se magjitë dhe mallkimet që përmbajnë, janë të vërteta!! Gazetat lokale shkruajnë se prifti i ka dërguar disa emaile prindërve ku i tregon se ka qenë në kontakt me disa ekzorcistë, të cilët i kanë rekomanduar heqjen e librave, me argumentin se magjitë e përmendura atje, nuk janë thjesht sajesa e trillime.
Sipas priftit, ato janë të vërteta. Ai i përshkruan si një lloj shpërthimi të magjisë dhe okultit që synon t`i shtyjë gjeneratat e reja drejt paganizmit, duke minuar vlerat e krishtera e duke nxitur kureshtjen e më të vegjëlve në drejtim të magjisë.