-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Libia pritet ta njoh Kosovën pas formimit të qeverisë së re

Më të lexuarat

Libia pritet që ta njohë pavarësinë e Kosovës pak muaj pas formimit të qeverisë së re në këtë shtet. E kjo do të bëhet brenda tre muajve të ardhshëm.
Këtë e ka konfirmuar për RTK-në një delegacion i deputetëve libianë, të cilët po qëndrojnë në vendin tonë.
“Libia mund ta njohë pavarësinë e Kosovës në periudhën prej tre deri në gjashtë muaj, pas formimit të organeve ekzekutive. Për këtë çështje kemi biseduar me kryeministrin dhe këshillin kombëtar të tranzicionit libian. Opinioni publik është me Kosovën dhe njohja është vetëm çështje kohe”, tha Khaled Saad Alfallah, anëtar i delegacionit libian.
Delegacioni libian po qëndron në Kosovë për të marrë njohuri nga tranzicioni i vendit tonë në konstituimin e qeverisë së tyre.
“Jemi këtu që ta trajnojmë një grup të ish-luftëtarëve, në mënyrë që ata të marrim përvojat e Kosovës, të periudhës së pasluftës, drejt ndërtimit të shtetit të ri, për të ndërtuar një forcë të re të sigurisë”, theksoi Aeiman Bakeer, anëtar i delegacionit libian.
Kjo është hera e dytë që me ftesë të Ministrisë së Jashtme, Kosova vizitohet nga delegacione të ndryshme të Libisë. Tranzicioni nga regjimi autoritar dhe represiv në sistem demokratik në Kosovë është model shumë i mirë për shumë vende të botës.
Sipas këshilltarit politik në Ministrinë e Jashtme, Artan Behrami, ky është një përafrim me autoritetet libiane, nga të cilat pritet njohja e shpejtë. Kosova ka qenë ndër vendet e para në Ballkan që e ka njohur opozitën libiane dhe aspiratën e tyre për liri./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit